Shefja e Misionit të  Kombeve të Bashkuara në Kosovë lavdëron kryetarin Haliti për punët e mira në interes të të gjithë komuniteteve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim znj. Caroline Ziadeh, shefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), e cila e ka çmuar lartë punën e kryetarit Haliti në aspektin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndëretnik, duke pasë parasysh që komuna e Vitisë është komunë multietnike dhe multifetare. Po ashtu ajo tha se Kryetari Haliti ka arritur edhe të krijoj marrëdhënie shumë të mira me ambasadat, organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare e të tjerë. Znj. Ziadeh u shpreh e gatshme për bashkëpunim dhe ndihmë të vazhdueshme me komunën e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti e ka njoftuar atë mbi zhvillimet e gjithëmbarshme në Viti, në veçanti mbi projektet e realizuara por edhe planet për të ardhmen në interes të të gjithë qytetarëve të kësaj komunë pa dallime. “Komuna e Vitisë është një komunë multietnike dhe multifetare ku të gjithë pa dallime jetojnë në harmoni. Prandaj edhe ne si qeverisje lokale jemi të përkushtuar të realizojmë projekte gjithëpërfshirëse në interes të gjithëve, pa dallime nacionale e fetare, u shpeh Haliti. Gjithashtu kryetari Haliti e njoftoi znj. Ziadeh se së fundmi është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Kllokotit, duke thënë se Vitia vazhdimisht ju ka ofruar shërbime edhe banorëve të kësaj komunë në veçanti në fushën e intervenimeve emergjente.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja …