leoni

Shefja e sapoemëruar e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson konfirmon përkrahjen për shtetin tonë

Shefja e sapoemëruar e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson konfirmon përkrahjen për shtetin tonë

Shefja e sapoemëruar e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, gjatë një takimi me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, konfirmoi mbështetjen edhe në të ardhmen për vendin tonë. Udhëheqësja e UNDP-së në Kosovë me këtë rast vlerësoi lart bashkëpunimin dhe punën e deritanishëm me Ministrinë e Administratës Publike. Ndërsa ministri Yagcilar përgëzoi rolin e UNDP-së në Kosovë, duke thënë se shpreson që partneriteti i shkëlqyer të thellohet më tutje. Ai foli edhe për ecurinë e procesit të reformimit të administratës publike në Kosovë, me theks të veçantë pakon ligjore ku bëjnë pjesë: Projektligji për Administratën Shtetërore, ai për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Pagat. Konstatim i përbashkët ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe UNDP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …