Të martën pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ndërsa ka theksuar se edhe nga pala shqiptare pritet të ketë përfaqësim të nivelit të lartë, raporton FoNet. “Mendoj se do të ketë mirëkuptim që të mos dërgohen më armë në zonat e banuara me serbë për të treguar muskujt. Për Serbinë, më e rëndësishmja është që t’i shmanget provokimeve”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …