Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova kërkon që të mos tensionohet më tej situata

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, takon sot shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, takon sot shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, ku do të takohet me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas njoftimit për media nga zyra e Bashkimit Evropian, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

“Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane dhe Programi i Reformës Ekonomike; Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Ndërlidhjes; dhe dokumentet tjera relevant”, thuhet në njoftim. Ditë më parë shefja e zyrës së BE-së ka takuar përfaqësuesit e PDK-së dhe VV-së me të cilët ka diskutuar po të njëjtat tema.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …