Shefket Palloshi: Kujtojmë daljen nëpër pika te njësiteve te Brigadës 162 "Agim Bajrami" ne krye me Qamil Ilazin dhe Hajrush Kurtaj

Shefket Palloshi: Kujtojmë daljen nëpër pika te njësiteve te Brigadës 162 “Agim Bajrami” ne krye me Qamil Ilazin dhe Hajrush Kurtaj

(25 dhe 26 shkurt 1999)

20 Vjet më parë më 25 dhe 26 shkurt të vitit 1999, sot kujtojmë daljen neper pika te njesiteve te Brigades 162 “Agim Bajrami” te prire nga komandanti Qamil Ilazi (Bardhi) dhe zv.komandanti Hajrush Kurtaj (Kaçaniku i Forte), te rreshtuar me ushtaret e tyre per te ju dale ne ndihme ushtarve nga Hani i Elezit pas nje perleshje me forcat çetniko-serbosllave. Pastaj per tu vendosur ne pikat: Kotline, Ivaje dhe Gajre.

Pas takimit te mbajtur ne shtepine e Baces Faik në fshatin Nikaj te Enjten me 25 shkurt ne mbremje, ku per nje takim ishte komandanti i ZON-es Shukri Buja me bashkepuntor dhe percjellsit e tij, në këtë takim u bisedua shum për organizimin dhe konsoludimin e brigadës sonë, në takim morrën pjes të gjith komandantët e togjeve, kompanive dhe batalioneve si dhe antarë të shtabit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Pasi u mbyll takimi dhe Shukri Buja u largua ne drejtim te Jezercit, une me komandantin Qamil Ilazi dhe zv komandantin Hajrush Kurtaj u kthyem ne fshat aty kah ora 11.30 apo me vone, ne shtepine e Ramadan Sallahut per te pushuar.

Pasi qe Hamdia kishte pregadit kafe dhe me pas edhe qaj, pime qajin dhe dy komandantat rane per te fjetur sado pak qe kishte kohe. Ne roje tashme veq ishin vendosur Dani me djemt e vet, edhe une ne dhome ku rrinim vetem po pushoja, pa i mbyllur syte, aty rreth ores 6-te mengjesit filloi te cingerronte telefoni i komandant Bardhit, per te mos e shqetsu komandantin morra telefonin dhe e hapa, ndegjova nje ze te trishtuar, vetem duke thene “ndihme ndihme, jemi te rrethuar” u mundova ta kuptoja se kush ishte por kot ai e mbylli telefonin, dhe une manjihere shkova ne dhomen ku ishin Bardhi dhe Hajra i zgjova nga gjymi e pastaj i njoftova per telefonaten qe kisha marre, menjiher komandant Bardhi dhe zv.komandanzi Hajrushi, morren disa ushtar ne kontakt per te kuptuar se nga cila ane kishte ardhe thirrja per ndihme.

Me kete rast edhe Bardhi edhe Hajrushi dhane alarm per mobilizim te njesiteve pasi qe diku ka ora 8 e 30 apo 9.00 kishte marr konfirmimin se thirrja kishte ardhe nga fshati Pustenik i Hanit te Elezit dhe se atje ishte zhvilluar nje perlshje a armatosur mes forcave paramilitare te shkive dhe forcave te UÇK-se te komandant Hoxhes dhe Rufit (Rufki Sumes).

Pasi qe komandanti kishte dhane urdher per mobilizim qe te tre u pregaditem dhe ne ora 10.00 dolem nga Shtepia e Danit per te marre rruge fillimisht per ne Kukaj ku Bardhi u ndal aty per te marre veprime tjera, ndersa une me zv. komandantin Hajren vazhduam per ne Gajre ku nga aty morrem edhe ushtaret Haxhi Qallakun, Sadik Çallakun dhe Izahir Tronin per te vazhduar per ne fshatin Kotline.

Pas nje rruge te veshtire, sepse kishte shum bore, ne Kotline mberrijtem pak pa ra muzgu i nates. Ishim te lodhur dhe te rraskapitur, me te hyre ne Kotline ushtaret vendas na drejtuan tek nje shtepi ku i kishin vendosur dy ushtar te plagosur.

Pak me vone jane tubuar edhe shum ushtar tjere qe kishin ardhur nga fshatrat tjera. Pasi qe hengrem buk, zv. komandanti Hajrush Kurtaj dha urdher qe te nisemi per ne Pustenik.

Aty qendruam disa ore sa per te pushuar dhe me pastaj pasi qe luftimet ishin ndalur dhe nuk kishte nevoje te ndalonim aty komandanti Kurtaj dhe Bardhi vendosen qe te kthehemi dhe ti vendosim ushtaret ne tri pika kyqe pra ne Kotline, Ivaje dhe Gajre. Keshtu qe me date 27.shkurt 1999 Komanda e Brigedes 162 “Agim Bajrami” u vendosen ne keto tri pika e per te vazhduar me beteja dhe luftime deri ne perfundimin e kesaj lufte me hordhite çetnike.

Ku lufta, sakrifica dhe rënia e shum Dëshmorëve e viktimave në beteja, më në fund u kurorëzua me Liri.

LAVDI TË GJITHË DËDHMORËVE, LAVDI VIKTIMAVE TË LUFTËS, RRESPEKT FAMILJEVE TË DËSHMORËVE, INVALIDËVE TE LUFTËS, LUFTËTARËVE TË LIRISË DHE GJITH ATYNE QE NDËR SHEKUJ DHANË GJITHÇKA PATËN PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS MARTIRE.

L A V D I

Ky ishte nje tregim per te perkujtuar sado pak kete ngjarje me nje shkrim te shkur. Sh.Palloshi, anetar i Brigades 162”Agim Bajrami”, në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …