Shefki Rashiti: Dëshmorët AHMET ALI MEHMETI - "PLAKU I MALEVE ", ARSIMI ISUFI Dhe SHEMSI ISUFI

Shefki Rashiti: Dëshmorët AHMET ALI MEHMETI – “PLAKU I MALEVE “, ARSIMI ISUFI Dhe SHEMSI ISUFI

Me 18 prill të vitit 1999 në orët e para ditës, në trevën e Gollakut armiku serbo-sllav, ndërmori ofensivë  të ashpër e të egër, ndaj banorëve shqiptar të asaj treve. Saktësisht armiku u vërsul, kah fshatrat e banuara me popullate të përzier shqiptaro-serbe, dhe vendbanimeve tjera etnikisht të banuara me shqiptar, të cilat gravitojnë jo larg brezit kufitar te kufirit ana lindore Kosovë-Serbi. Kështu që atë ditë, forca të shumta ushtarako-policore, dhe grupe paramilitare dhe banda tjera kriminale serbo-sllave, e në veçanti dalloheshin njësitet barbare të kriminelit Arkan.

Kriminelet serb, filluan ti djegin gjithçka qe ishte shqiptare, duke filluar nga fshati Leshtar, Srcezoc, Rahovicë Gregjenik. Në dy fshatrat e para Leshtran dhe Strecovc i dogjën te gjitha shtëpitë shqiptare, plaçkiten gjithçka qe gjeten. Kurse ne fshati Rahovicë, përpos djegëseve e plaçkave, e rreshtuan popullatën civile, gra fëmijë e pleq, për ti dëbuar nga trojet e tyre.

Në atë rast kriminelet serb, kapen ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare, te cilin në prezencën e familjarëve, e torturuan, dhe e futen ne një pleme me ushqim bagëtive dhe për se gjalli e dogjën, Shemsi Isufin. Kurse pak me lartë dëshmori Arsim Isufi u ekzekutua në pragun e shtëpisë së tije duke e mbrojtur familjen e tij. Në fshatin Gregjenik, pas dëbimit të popullatës civile kriminelet e Arkanit, shkuan drejt shtëpisë se dëshmorit Ahmet Ali Mehmeti -Plaku i Maleve, fillimisht edhe nga Gregjeniku dëbuan popullatën civile, me pastaj filluan plaçkat dhe djegësen e shtëpive. Kështu që kur shkuan në shtëpinë e dëshmorit,  Ahmet Mehmeti-Boroci, aty u konfrontuan me të, e kapen të gjallë, brutalisht e kishin rrahe, duke i kërkuar se ku i ka djemtë dhe luftëtarët e lirisë. Të përgjakur e lanë në oborrin e shtëpisë, mirëpo Ahmeti, posa u larguan kriminelet serb, ai u afrua ku e kishte pushkën m-48, dhe u pozicionua dhe filloi luftën ballë për ballë me shkie.

Ahmeti i kishte vra dy kriminel serb dhe disa tjerë të plagosur, ku edhe vet rend u plagos nga serbet, ai nuk pati mundësi te tërhiqej, dhe kriminelët e kapen dhe për se gjalli e dogjën, dhe shtëpinë e tij dhe gjitha shtëpitë tjera shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …