Musa JUPOLLI: Shefqet Dibrani, krijues e kritik letrar

Shefqet DIBRANI: Lamtumirë Prof. Ahmet Qeriqi – humbje e madhe për kulturën dhe gazetarinë shqiptare

Me pikëllim dhe dhembje në zemër përjetova lajmin për vdekjen e Prof. Ahmet Qeriqit, andaj me këtë rast, Familjes së Profesorit, vajzës së tij Arbanes si dhe stafit të Radios Kosova e Lirë, iu shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes sime!

Kam pasur fatin të bashkëpunojë gjatë me Profesorin, dhe shkrimet e mia rregullisht janë botuar në portalin e RADIO KOSOVËS SË LIRË, madje si askund tjetër, andaj e vlerësoj shumë, si intelektual dhe njëren nga figurat më të spikatura të kulturës, të gazetarisë dhe të librit shqip.

Ai ishte themelues dhe drejtues shumëvjeçar i Radios Kosova e Lirë, duke u shndërruar në një figurë model dhe personalitet i respektuar i gazetarisë në Kosovë.

Përkushtimi dhe kontributi i Prof. Ahmetit, ishte i madh dhe me vlerë, për kulturën dhe informimin shqip në Kosovë, duke lënë gjurmë të thella jo vetëm në fushën e informimit dhe të historiografisë, por edhe në fushën e kulturës e të librit, si dhe në fushën e përkthimit, e veçoj atë nga gjuha hungareze, që ishte (i vetëm), i rrallë.

Vdekja e Prof. Ahmet Qeriqit, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen QERIQI dhe Institucionin Informativ që themeloi RADIO KOSOVËN E LIRË, por në përgjithësi për kulturën shqiptare dhe shoqërinë tonë!

Kujtimi im dhe i shoqërisë, për Profesorin dhe për Veprën dhe përgjithësisht për veprimtarinë e Tij, do të mbeten si vlera të paharruara për mua dhe Kosovën!

Edhe një herë ngushëllime!

St. Gallen, 12 mars 2025.

Kontrolloni gjithashtu

kadetët të FSK-së, gjenerata 2016

Shkëmbimi i Kadetëve të FSK-së dhe Kanadasë, hap i rëndësishëm për zhvillimin Ushtarak dhe Kulturor

Shkëmbimi i kadetëve ndërmjet FSK-së dhe Kolegjit Ushtarak Mbretëror të Kanadasë ka nisur me sukses, …