Të nderuar ambasadorë, “Fytyra e Brukselit shihet në Merdare”, aty në kufirin ku po testohet qytetërimi Evropian. Aty në Merdare shfaqet e tërë paaftësia udhëheqëse e Brukselit dhe përgjithësisht anemia e Bashkimit Evropian. Në Merdare për çdo ditë po aplikohet standardi i dyfishtë i Serbisë, i trefishtë i BE-së, i dhjetëfishtë i Kontinentit Evropian, me një fjalë në Merdare shpërfaqet pafytyrësia e Universit njerëzor! Në Merdare, në kufirin e komunës sime, në kufirin e jetës sime, shuhen shpresat se do të bëhet mirë, se do t’ia vlente për të jetuar, jo vetëm në Kosovë e në Ballkanin Perëndimor, por përgjithësisht në tërë Evropën.
Ky rrëfim për Kufirin që ndan Republikën e Kosovës me Republikën e Serbisë, ka të bëjë me një realitet të përditshëm, të çdo vjetshëm, të paktën në këto dy dekadat e fundit. Aty në Merdare, fyhet dhe poshtërohet qytetërimi Evropian, kurse Ambasadorët e akredituar në Kosovë heshtin, po heshtin edhe qeveritë e tyre, po më shumë po hesht Brukseli zyrtar.
Në Merdare për çdo ditë rishfaqet standardi i dyfishtë, jo vetëm kundrejt shtetasve të Kosovës, por në përgjithësi aty luhet komedia kundrejt shtetasve të të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. Po, bash në Merdare është vënë në pikëpyetje ekzistenca dhe rëndësi e Bashkimit Evropian, aty në Merdare po matet impulsi i fuqisë së “Imperializmit” Amerikan. E kundrejt këtij “Imperializmi”, janë quar peshë i madh dhe i vogël, madje edhe kasnecët e vockël kosovar, prandaj dyshohet se vet BE-ja ka qasje me hile, kurse Brukseli rol të dyfishtë. Në Merdare është vendosur Kufiri Absurd dhe ndarës. Që ndanë Evropën në mes të qytetërimeve. Tash në Ballkanin Perëndimor, riciklohet e keqja, të paaftit vijnë në pushtetin qeverisës, në Atdheun tim me emrin Kosovë. Tashmë aty janë pjekur e puqur të gjitha bandat dhe strukturat komuniste të LKJ-së, të cilat si mbetje kanë strukturuar grupe mafioze të interesit dhe krimit të organizuar. E gjitha kjo në bashkëpunim me struktura ndërkombëtare që po kredhin e bredhin nëpër Kosovë.
Në Merdare për çdo ditë shkelen vendimet dhe premtimet e marra në Bruksel, kurse ambasadorët dhe diplomatët shohin seri nga Prishtina. Ata po heshtin edhe, kur aty dhe vetëm aty, poshtërohet e përdhunohet shtetësia e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, sepse pasaportat e tyre nuk vlejnë për të kaluar nëpër Serbi, ndërsa zyrtarët e Brukselit vazhdimisht po heshtin, ashtu siç po heshtin edhe ambasadorët e tyre të akredituar në Prishtinë?!
Ka 20 vjet që vendi im po ballafaqohet i vetëm në Merdare, pa mbështetjen e askujt, as të Brukselit as të Berlinit, as të Londrës e as të Parisit. Heshtja e përfaqësuesve diplomatik të vendeve të Bashkimit Evropian të cilët me Jeep të zinj sorollatën dasmave dhe ahengjeve nëpër Kosovë është neveritëse, veçanërisht kur këta diplomat iu shkojnë edhe në shtëpi zyrtarëve Kapo, të cilët janë paralizuar nga dogmat komuniste.
Kufiri në Merdare, nga Prishtina ku janë vendosur selitë diplomatike, nuk është më larg se dyzet km. udhë me gropa të tmerrshme nga burokratët e qeverisjeve lokale, prandaj Ambasadorët e akredituar në Kosovë, s’kanë lidhje çfarë po ndodh në Kufirin e Moralit të dyfishtë Evropian.
Heshtja, morbide është e dhembshme, është shqetësuese. Por në Merdare, shitet morali, thuhet se bëhet korrupsion i nivelit të lartë, por vërehet vetëm ai ryshfeti i vogël sa për ta kaluar kufirin dhe për ta blerë identitetin Evropian të shqiptarëve, ku pasaportat e tyre nuk i njohin serbet e Ballkanit të dehur në dogmat e tyre shtetformuese e shtetkontrolluese.
Ku na qenka Bashkimi Evropian kur në Merdare torturohet deri në alivanosje fuqia punëtore e këtyre vendeve. Në anën tjetër fyhen përfaqësuesit e popullit tim, të cilët shikohen e trajtohen si kriminel, por populli im e dinë se ata kriminel, e kanë ndarë të mirën dhe të keqen bashkë me Ambasadorët të cilët bëjnë selfie nëpër festat dhe ditëlindje. Autoriteti diplomatik, atje në Kosovë ka rënë përtokë, veçmas atëherë kur Ambasadorët shkojnë për t’i vizituar mbetjet e LKJ-së edhe nëpër shtëpitë e tyre, dhe iu i përgëzojnë strukturat që kanë dhunuar demokracinë dhe votën e lirë.
Në zgjedhjet shtetërore që po vijnë, përsëri Ambasadorët janë përkrahësit dhe mbështetësit e Bandave, Grupeve dhe Strukturave të provuara qe 20 Vjet. Të paktën kështu flasin fotografit e ndejave të ngutshme e takimeve të turpshme dhe deklaratat e tyre publike.
Nëse Kosova ka arritje dhe sigurisht se ka, po krenohen Ambasadorët dhe Bashkësia Ndërkombëtare, por me të njëjtën formulë, me të njëjtin standard, përkatësisht me të njëjtin kuti duhet të pranohen edhe dështimet, pasi suksesi dhe dështimi, e mira dhe e keqja, janë meritokraci e atyre që kanë udhëhequr suksesin. Pra, ashtu sikurse po pranohen gjërat e mira, po me të njëjtin standard duhet të pranohen edhe ato gjëra që janë më pak të mira (për të mos thënë të këqija, kriminale dhe të korruptuara), që janë menaxhuar, janë trajnuar dhe janë kontrolluar edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nga Brukseli zyrtar, d.m.th. edhe vjedhja dhe dhunimi, edhe korrupsioni dhe krimi i lartë, sikurse suksesi dhe dështimi janë pjesë, janë pjellë e zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Në të kundërtën po duket se shumë raporte të Ambasadorëve që ua dërgojnë qeverive në vendet e tyre, janë dosje të falsifikuara, janë me të dhëna të ngatërruara.
Çuditërisht kur nisin të flasin intelektualët, ata po përbuzën dhe injorohen edhe nga Ambasadorët, zëri i tyre nuk dëgjohet më nga askush. As nga Ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe as nga qeveritë e tyre në Bruksel, Berlin, Londër, Paris dhe në Washington. Çuditërisht Ambasadorët e BE-së dhe të Amerikës nuk janë të gatshëm për ta dëgjuar edhe zërin e atyre intelektualëve që nuk janë pjesë e bandave dhe kanë vullnet për të vepruar e ndihmuar për të dal nga kjo krizë. Ambasadorëve dhe trupi diplomatik iu mjaftuakan përkthimet dhe biografitë e shtrembëruara dhe të falsifikuara që ua po ua prezanton e majta komuniste e cila është futur kudo nëpër përfaqësitë ndërkombëtare dhe nëpër gati të gjitha Organizatat Joqeveritare që operojnë demokracinë në Kosovë, ndërsa pushteti mediatik është fakt i kryer, prandaj ky element është në ofensivë mediatike e diplomatike për të dështuar BE-ja në Kosovë, për t’ia bërë bajat prezencës Amerikane në Kosovë e kudo në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesit diplomatik duhet t’i hapin dyert dhe të krijojnë mundësi për të dëgjuar fakte rrëqethëse që mund t’ua prezantojnë vetëm Intelektualët dhe njerëzit meritor, pasi nuk mund të ndërtohet e tashmja dhe as që mund të mendohet e ardhmja e Kosovës, me grupe të ricikluara të cilat i keni provuar qe 20 vjet radhazi. Kosova nuk mund të bëhet shtet i stabilizuar për vete, as nuk mund të ndërtojë partneritet me BE-në, me këta analfabet, veçmas kur në Merdare po matet impulsi i Brukselit dhe po sfidohet fuqia ushtarake e Washingtonit.
SHËNIME NGA DITARI: Merdare, 30 korrik 2019, ora 15:00 – 17:45.
Pas pushimit në Kosovë, pasditen e datës 30 korrik 2019, kemi mësyrë kufirin në Merdare dhe dikur në orët e mbrëmjes kemi hyrë në Serbi, në shtetin i cili edhe me kushtetutën e vet Kosovën e konsideron si pjesë integrale dhe e pandashme e Serbisë. Pa përjashtim, këtë udhë dhe këtë kufi e kalojnë të gjithë banorët rezident dhe shtetasit e Bashkimit Evropian. Shtetasit e BE-së janë të pambrojtur nga vendet e tyre, ata janë punëtorë të të gjitha fushave deri në administratën shtetërore. Në Merdare kalojnë gra e burra, fëmijë dhe të shkolluar, bashkë me ta edhe besimtar të shumtë. Aty dëgjon lutjet për të kaluar kufirin sa më mirë, sa më shpejt dhe sa më qetë, por në ato vonesa burokratike më shumë dëgjoheshin mallkimet e shqiptarëve etnik të cilët në të njëjtën kohë janë banorë rezident dhe shtetasve të Bashkimit Evropian. Por askush nga sindikalistët dhe organizatat për të drejtat e punëtorëve dhe qytetarëve në Bashkimin Evropian, deri më tash nuk i ka mbrojtur punëtorët dhe qytetarët e vetë të cilët për origjinë kanë Kosovën dhe natyrisht janë shqiptarë etnik të atij vendi. Ky standard i dyfishtë nuk i bënë nder Evropës së Bashkuar as vendeve të zhvilluara jashtë Bashkimit Evropian. Me një fjalë në Merdare, për çdo ditë shihet fytyra e vërtetë e Brukselit dhe ajo e BE-së.
Shqiptarët etnik të cilët kalojnë nëpër kufirin në Merdare, pothuajse të gjithë i kanë të rregulluara dokumentet e udhëtimit, ata posedojnë vizat hyrëse kudo në BE, kanë të rregulluar lejet e punës dhe të qëndrimit, madje shumë sish tashmë janë bërë shtetas të Bashkimit Evropian. E nëse statistikat maten, duke marrë për bazë gjeneratën e re, atë nën moshën 30 vjeçare, do të shihet se mbi 70% e tyre, vendlindjet e kanë diku në vendet e Bashkimit Evropian, duke mos përjashtuar as Brukselin zyrtar, por në Merdare trajtohen si shqiptar etnik, pasaportat e shteteve të Bashkimit Evropian nuk iu vlejnë as për pesë pare.
Standardi që zbatohet në Kufirin Merdare, rrafsh qe 20 vjet, i vënë para përgjegjësisë morale e juridike të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, për të reaguar sepse aty në Merdare, askush nuk ua njih pasaportat të cilat shprehin identitetin shtetërorë të udhëtarëve. Në Merdare edhe sot e kësaj dite hiqen tabelat e automjeteve me targa nga Republika e Kosovës, duke i devalvuar vendimet dhe të gjitha marrëveshjet e Brukselit, prandaj fytyra e vërtetë e Brukselit, shihet, duket dhe lexohet vetëm në Merdare. Edhe zyrtarët e Kosovës, sidomos përfaqësuesit e këtyre takimeve dhe nënshkruesit e atyre marrëveshjeve nuk duhet të çaraveshen përpara qytetarëve të tyre, para shtetasve të Evropës Perëndimore me prejardhje nga Kosova. Ata po të kishin fytyrë dhe pak moral do të jepnin dorëheqje dhe kurrë më nuk do të duhej të paraqiteshin publikisht. Për më saktë hapni këtë lidhje: KOSOVAPRESS | Prishtinë | 16/02/2017 15:12 http://www.kosovapress.com/sq/lajme/vendosja-e-gurthemelit-te-pikes-kufitare-rezultat-i-bisedimeve-ne-bruksel-102738/
Vetëm në Merdare qëndrojnë kolonat e gjata të automjeteve duke pritur me orë të tëra për të kaluar në shtetin që përkëdhelet nga Brukseli dhe Bashkimi Evropian. Por këto vende po harrojnë se aty peshohet ndikimi i tyre diplomatik, peshohet vlera e demokracisë me standarde të dyfishta, trefishta dhjetëfishta dhe krejt veprimet e tyre të pafytyrëshme duken vetëm në Merdare.
Në Merdare shihet kultura burokratike e sistemit paraprak dhe format tjera të dhunës dhe ndëshkimit. Të paktën për kohën që pritëm, në atë kolon jo ma shumë se 100 metra, kemi hasur targa të automjeteve nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian: bashkë me ta, i grimcuam ato 100 metra udhë me kohëzgjatje prej 2 orë e 45 minash, pa i përjetuar metodat e hershme të dhunës dhe korrupsionit e aq më pak të kishte fyerje politike. Por përdhunimi i pasaportës Zvicerane nuk u përjetua aq lehtë nga poseduesja e saj, por si duket Pasaporta Zvicerane, vetëm në Merdare e ka ekuivalencën e “Lična Karta – Letërnjoftimit”, të lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.
PARADOX: Merdare, 30 korrik 2019, ora 15:00 – 17:45.
Paradoksi ballkanik shihet vetëm në Merdare, në kufirin e komunës sime që e ndanë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë. Në Merdare si askund në botë, ndodhin paradokse që i kallapit vetëm Brukseli zyrtar dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Pikërisht Merdarja ua zbuloi edhe fytyrën të gjitha ambasadave dhe ambasadorëve të shteteve mike dhe aleatëve të Kosovës të cilët i shohim ka puthiten, përqafen me Kapot politike në Kosovës. Madje shpeshherë edhe duke drekuar, dhe duke bërë vizita edhe nëpër familje të strukturave kriminale dhe bandave të korrupsionit masiv që zhvillohet në Kosovë. Problemet në Kosovë janë kollaj të zgjidhshme, vetëm se duhet vullneti i Amerikës dhe i vendeve të Bashkimit Evropian dhe pikë!…
Kufiri në Merdare pasqyron ndikimin dhe forcën politike e diplomatike të Brukselit, forcën ushtarake të NATO-s, ndikimin e Bashkimit Evropian dhe strukturave të tjera Verio-Atlantike. Me një fjalë në Merdare dhunohet identiteti shtetëror i të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, torturohet klasa punëtore r shtresa intelektuale e këtij Bashkimi, e cila nuk mbrohet as nga Sindikatat e Punëtorëve, as nga trupat diplomatike të këtyre vendeve, që shohin qimen në vezën e Bandave dhe Kapot me të cilët flirtojnë e fotografohen.
Paradoksi më i madh i këtij mishmashi Ballkanik është e dhëna se Serbia, edhe sot e kësaj dite në Kushtetutën e saj, dhe në të gjitha dokumentet relevante, Kosovën e trajton si pjesë të Serbisë, përkatësisht krahinë të saj. Por në të njëjtën kohë nëse shtetasit e Bashkimit Evropian dhe zyrtarët e Brukselit, që kanë udhëtuar me aeroplan nga Brukseli, Cyrihu, Berlini, Londra, Parisi dhe aeroportet tjera, drejt Aeroportit Ndërkombëtar në Prishtinë, por udhën e kthimit për në ato vende do ta bëjnë me udhë tokësore duke kaluar nëpër Kufirin në Merdare, le ta dinë se pasaporta e tyre është barasvlershme me “Lična Karta – Letërnjoftimin”, të lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës ose me ndonjë letërnjoftim përkatës nga vendet që vijnë, për ndryshe nuk mundet të kalohet nëpër Serbi me motivacionin se nuk paskan hyrë në Serbi. D.m.th. çdo shfrytëzim alternativ përreth Serbisë është i papranueshëm. Edhe pse në dokumentet e Serbisë thuhet se Kosova është pjesë e saj, shtetasit e BE-së dhe ata të Brukselit zyrtar, përkundër marrëdhënieve të tyre bilaterale me Serbinë, qe 20 vjet po i heshtin këto standarde të dyfishta.
Duke pasur fobinë nga pasojat që mund t’i ketë një taksë ndëshkuese në shkallë 100%, nuk do t’i kishim sugjeruar vendet e BE-së për të kopjuar mentalitetin politik të Kosovës, por të kërkohej për tu respektuar marrëveshjet reciproke ku nuk do të shprehej standardi i dyfishtë, është parim i reciprocitetit dhe i kulturës demokratike në vendet e BE-së. Nëse Brukseli dëshiron ta përmirësoj fytyrën e vet, atëherë duhet të merr hapa konkret për ta ndryshuar gjendjen në Kufirin Merdare dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor, në të kundërtën thirrjet për ulje në bisedime duhet të kuptohet si thirrje për Kosovën për t’iu nënshtruar ndëshkimit serb.
PIKË KONTOLLI: Merdare, 30 korrik 2019, ora 15:00 – 17:45.
Pa dashur të shfletojmë fjalorët shpjegues për refrenin “Pikë kontrolli – Jo kufi shtetëror”, por ne po e trajtojmë si paradoks i radhës, refrenin e dëgjuar nga zyrtar dhe mediat serbe se në kufijtë me Kosovën nuk paskan kalime kufitare por atje aplikohen vetëm pika të kontrollit rutinor, duke shprehur edhe një standard tjetër të dyfishtë të cilin e kanë kallapitur zyrtarët e Brukselit, bashkë me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të të gjithë ambasadorëve të vendeve mike të akredituar në Kosovë.
Si qytetar i Kosovës dhe banor rezident në Evropën Perëndimore kam pasur rastin të udhëtoj shumë. Bile qysh nga viti 1981 i kam përcjell me vëmendje këto ndryshime sepse ky vit i ndryshoi raportet ndëretnike në Federatën e atëhershme Jugosllave, veçmas ky raport me standarde të dyfishta e trefishta, zbatohej dhe aplikohej vetëm kundër shqiptarëve etnik të Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe, kam kaluar pika kontrolli në të gjitha shtetrrethimet e Kosovës, në të gjitha orët policore, kam kaluar pika kontrolli në të gjitha punktet e policisë, dhe në të gjitha stinët e viti, madje edhe në kohë të ndryshme, qoftë ditën, por edhe nëpër natën si futa e zezë. Më janë bërë kontrollime të detajuara thuaja se jam kontrabandist i armëve, i drogës i literaturës së ndaluar. Kam mbajtur edhe burg në Burgun Qendror në Beograd, (CZ), por kam qenë edhe ushtarë i APJ-së në Knin të Kroacisë. Kam kaluar të gjithë kufijtë shtetëror e republikan të ish Jugosllavisë, drejt lindjes e drejt perëndimit, duke filluar me Greqinë, Bullgarinë, Hungarinë, Austrinë, Italinë dhe Shqipërinë, por në asnjë rast në pikat e kontrollit rutinor nuk kam mbushur “потврда / potvrda / vërtetim”, për të kaluar transit dhe as për të qëndruar përkohësisht nëpër Serbi e ish Jugosllavi, por tashti lëshohen këto vërtetime të cilët pasqyrojnë vizën hyrëse në Serbi nga një shtet tjetër, përkatësisht nga Republika e Kosovës.
Vetëm ky paradoks mund ti motivoj të gjithë shtetasit e Bashkimit Evropian, me përkatësi etnike shqiptare, që të qëndrojnë, të durojnë dhe të heshtin se Juridikisht dhe praktikisht Serbia në të gjithë kufijtë e saj administrativ me Kosovën, aplikon regjim të vizave hyrëse, në të kundërtën do të na kishin pritur me trëndafila duke na uruar “добродошли у своју земљу / mirëseardhje në shtetin tuaj”!…
FTESË PUBLIKE:
Si qytetar i Republikës së Kosovës, por që jetoj e veproj për më shumë se 35 vite në një vend të Evropës Perëndimore, në një vend ku ka vlerë demokracia, iu bëjë ftesë publike: Ambasadorit të Amerikës, Ambasadorit të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë dhe ambasadorëve të tjerë nga vendet e Bashkimit Evropian që janë të akredituar në Prishtinë që t’iu shkruajnë vendeve të tyre për t’iu sqaruar se GJENDJA NË KOSOVË MUND TË ZGJIDHET KOLLAJ VETËM SE DUHET VULLNETI I AMERIKËS DHE BE-së për ta ndryshuar kursin e vet në mbështetje të vazhdueshme që po ua bënë grupeve politike të kriminalizuara, të cilët edhe në zgjedhjet e ardhshme do të jenë pjesë e listave zgjedhore. Madje duhet t’iu shkruajnë zyrtarëve të vendeve të tyre se këta Kapo të politikës, përsëri kanë filluar me i premtuar popullit të Kosovës se ata kanë partneritet të plotë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ata përsëri kanë filluar të flasin se do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin e lart, ata përsëri kanë filluar të premtojnë se kanë me forcuar sistemin e drejtësisë dhe kanë me demokratizuar Kosovën. Prandaj krijimi i një Task-Force nga Amerika dhe vendet e BE-së do të ishte pragmatizmi më i saktë i politikës ndërkombëtare në Kosovë. Pa pastrimin e listave me element të kriminalizuara dhe me dosje të hapura, metodat e joshjes dhe miklimit, Kosovës nuk kanë dhënë sukses, këto 20 vjetet e rrugëtimit të përbashkët Kapot e Kosovës me Zyrtarët më të lartë të Brukselit, BE-së dhe të SHBA-ve!