leoni

Isa Mustafa

Shefqet Dibrani: Presidenti i Kosovës, Isa Mustafa I

Nëse LDK-ja do ta kushtëzojë VV për postin e presidentit të cilën do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet  në Librin e Rekordeve Guinness.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po udhëhiqet nga teknokrati komunist Isa Mustafa është në krizë të identitetit politik. Kjo parti tashmë është e pushtuar nga nëntoka kriminale, e njohur si  Gjenerata e Kolegji RIINVEST, qëllimi parësor i së cilës është për ta çoroditur partinë e Ibrahim Rugovës, dhe qëllimi i dytë për ta shantazhuar  VETËVENDOSJEN e Albin Kurtit e cila doli fituese në Zgjedhjet e parakohshme Nacionale të 6 tetorit 2019. Kjo lojë e ndytë e Kolegjit RIINVEST, nuk është politika shtetformuese e LDK-së të cilën e kanë trasuar Elita Intelektuale bashkë me Ibrahim Rugovën, mu atëherë kur Isa Mustafa ishte strukturë e LKJ-së, i rreshtuar pas Rrahman Morinës,  të cilët në atë kohë mburreshin që janë strukturë udhëheqëse e Sllobodan Millosheviqit. Tash Isa Mustafa, dhe klientela e Kolegjit RIINVEST, përkatësisht ai Brezi i Republikës, të cilët ose vet ose prindërit e tyre mund të kenë qenë pjesë e sistemit komunist në Kosovë, tash po  e shantazhojnë Kosovën, duke ia kushtëzuar  VETVENDOSJES bashkëqeverisjen me të në Legjislaturën e VII, me postin e Presidentit të Kosovës, i cili nga klientela e tij mendohet për t’u rezervuar për Isa Mustafën, i cili të gjitha postet udhëheqëse që nga viti 1981, i ka fituar me duar në xhepa. Isa Mustafa, është komunisti më i rafinuar, ai arriti që të përbirohet në të gjitha proceset politike që nga viti 1981, dhe gjithmonë ka pasur rol negativ, përçarës e madje antikombëtar, në dëme të të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi vendi ynë.

 

Isa Mustafa, është peng i të kaluarës së tij kriminale, është peng i Hashim Thaçit, është peng i strukturave serbe që flasin shqip në Prishtinë, prandaj është në gjendje ta shantazhojë VETVENDOSJEN dhe kurrë të mos bëhet qeveria, madje çmenduria e tij mund ta kthej tërë Kosovën në “Oblast të Serbisë”, por kurrë të mos lëshoj pe dhe as të pranoj fajësinë për dëmet që ua ka krijuar të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova.

Edhe pse media të caktuara dhe intelektual të caktuar që nuk kanë qenë nën vasalitetin e tij, me dhjetëra herë ia kanë dokumentuar të kaluarën kriminale, strukturat e Kolegjit RIINVEST që janë kapërthurur në LDK, struktura të ardhura duke i shkelur procedurat e brendshme dhe rregulloret e partisë, iu kanë bërë përkrahës të cilët bashkë me të janë pjesë e krimit politik, sepse përpjekja për ta shpëtuar Isa Mustafën nga gremina, duhet të ndëshkohet jo me votë por nga drejtësia në Kosovë e cila për arsye të panjohura po heziton.

Isa Mustafa, është politikani më i dështuar, sepse askush nuk mund ta shpjegoj cili ishte suksesi i tij, kur dhe ku? Por shkathtësia e tij lidhet me aftësinë për t’i mbuluar gjurmët e dështimeve të cilat lidhen me interesat e tija private, qofshin ato biznese në emër të tij,  të djemve ose të klientelës që ai mund ta kontrolloj, prandaj shantzhimi i tanishëm ka prapavijë për ta dështuar edhe këtë proces politik nëpër të cilin po kalon vendi, sepse ai dëshiron që në Kosovën e lirë të mos dal asnjë Kryeministër i cili do të vejë rend e ligj në Kosovë.

E ripërsërisim se Isa Mustafa, në asnjë rast nuk mund të dëshmojë për sukseset e tij, por paaftësinë dhe dështimin, vazhdimisht i ka propaganduar si suksese të tij. Për këtë që po pohojmë, do të ishte mirë që të përballen me fakte vet ai, ose klientela e tij e ardhur pa merita në strukturat udhëheqëse të LDK-së, të të ashtuquajtur profesorë dhe përkrahësit e tij të cilët për mbulesë të paaftësisë profesionale po na i përmendin kualifikimet që i paskan bërë në Amerikë dhe nëpër vendet Evropiane.

Por ky “Brez i Republikës”, kryesisht nga Kolegji RIINVEST”, në Kosovë e sidomos në udhëheqje të LDK-së, po tregohet strukturë diletante, e paaftë dhe karrieriste. Ata edhe vet e dinë se janë kapërthurur në mënyrë të pameritueshme në LDK, ata e din se janë avancuar duke i shkelur rregulloret e brendshme partiake për zgjedhje, kanë bërë veprime antistatutare të LDK-së, (që është Kushtetuta e Partisë), janë dëshmuar si klientelë e rryer dhe shumë e urryer, por nëse pretendojnë për tu bërë Ministër në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ata duhet ta përgatisin tallin (qeset e llastikut me Euro), të cilat duhet me ia dorëzuar shefit, i cili edhe ashtu është duke ndërtuar Pallatet e tij fenomenale te “Xhamia e Llapit”, në Prishtinë. Të mos pandeh dikush se po shpifi, por sa isha në Kosovë, është folur  për tallin që kanë me ia dhënë ministrat shefit të tyre Isa Mustafës, prandaj VETVENDOSJA  duhet të kuptojë pse po e zvarritet marrëveshja për krijimin e qeverisë?!

Të gjitha strukturat udhëheqëse në LDK, por edhe vet Kandidati për Kryeministër zotëri Albin Kurti, e kanë të qartë se kush është Isa Mustafa?! Ai ofensivën e tij kundër Kosovës e ka nisur qysh në vitin 1981, atëherë kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën në demonstrata kundër regjimit komunist të Jugosllavisë së Titos. Pikërisht “në ditën e sigurimit shtetëror jugosllav, më 13 maj 1981, atëherë kur filloi reprezalja e madhe e ndëshkimit serb kundër studentëve dhe rinisë kosovare, Isa Mustafa emërohet drejtor i dhunshëm në Qendrën e Studentëve të UP([1]), me detyrë për të ushtruar masa disiplinore kundër studentëve, kundër stafit të qendrës dhe kundër UP-së. Gjatë atyre viteve, flitet se Isa Mustafa, po ashtu ishte pjesë e aparatit serb në Kosovë, për t’i kryer diferencimet ideopolitike në Universitetin e Prishtinës i cili nga strukturat serbe në Beograd dhe lakenjtë e tyre në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, “konsiderohej bastioni kryesor i irredentizmit shqiptar”. Se cili ishte roli i tij në Qendrën e Studentëve dhe më pas edhe ndikimi i tij në diferencimet e shumta që u kryen në Universitetin e Prishtinës, do të ishte mirë të nisnin hetime për ta vërtetuar rolin e tij negativ në ato procese.  Por dihet se Isa Mustafa, pikërisht gjatë viteve 1985 – 1989, ka mbajtur qëndrime publike në të cilat nuk dënoi kurrë veprimet e Millosheviqit dhe të Beogradit, qoftë në debatet televizive dhe në media, madje në disa raste është shprehur edhe kundër autonomisë së Kosovës, për ta ruajtur Jugosllavinë e Titos, e cila e rekrutoi si kuadër komunist për të mbrojtur gjatë gjithë jetës së tij interesat serbe në dëme të interesit kombëtar të Kosovës. Edhe atëherë është avancuar me duar në gjepa duke shkelur rregulla e proceduar për avancime të tilla.

Paradoksi i kësaj është e dhëna, “kur 30 vjet më parë, më 8 dhjetor 1989 Isa Mustafa betohet në cilësinë e Ministrit në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, organ ekzekutiv i Millosheviqit në Kosovë, nën udhëheqjen e Rrahman Morinës, ndërsa po atë vit, më 23 dhjetor 1989, kur themelohet LDK-ja me Ibrahim Rugovën në krye, Isa Mustafa ishte në anën e regjimit serb, ishte ministër i kriminelit Millosheviq!!!”([2]) (Lexo: Sheradin Berisha: “Mbeturina e Millosheviqit “PRESIDENT I KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht jemi çmend?!)

 

Vijon

 

Fusnotat:

 

  1. Portali: “Demokraci”: Profili i shokut të Rrahman Morinës, ISA MUSTAFA; https://www.facebook.com/demokraci/videos/530889027668418/?v=530889027668418
  2. Sheradin Berisha: “Mbeturina e Millosheviqit “PRESIDENT I KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht jemi çmend?! (http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9351).

– Mekuli Press: https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Sot qysh në mëngjes kam filluar ta hartoj një rrëfim jetëshkrues për Jetë Hasanin. E …