Shefqete Gosalci: 1 Tetori (1997), datë e kthesave të mëdha historike dhe politike

Shefqete Gosalci: 1 Tetori (1997), datë e kthesave të mëdha historike dhe politike

Lëvizja Studentëve e Universitetit të Prishtinës (të asaj kohe), e udhëhequr nga ideatori, organizatori, idealisti e Atdhetari Muhamet Mavraj bashkë me Bujar Dugollin, Albin Kurtin, Driton Lajqin si dhe Rektori i Universitetit Ejup Statovcin, organizoj demonstratën masive, (në disa qytete të Kosovës),me studentët dhe qytetarët e Kosovës, për ta kundërshtuar regjimin totalitar dhe barbarë të Serbisë të udhehequr nga Sllobodan Millosheviqi (krimineli që bëri tre luftëra mbi popujt e ish Jugosllavisë dhe me makineri ushtarake shtetërore dhe me grupe paramilitare vrau qindra- mijëra njerëz të pafajshëm.

Regjim që me vite të tëra shtypi të drejtat dhe liritë e shqiptarëve të Kosovës, mbylli shkollat, mbylli Radio- Televizionin e Prishtinës, mbylli shtypin, mbylli fabrikat dhe përzuri nga puna qindra- mijëra shqiptarë, helmoj nxënësit shqiptarë me helme biologjike(1990), burgosi mijëra student e qytetarë shqiptarë- liridashës që me çdo mënyrë kërkonin Liri dhe Demokraci, mbyti me torturë e mizori qindra ushtarë shqiptar në ish Armatën Jugosllave, (shumicën ditën e fundit të shërbimit, me të vetmen “arsye, vetëvrasjen”, e cila nuk kishte ekzistuar ndër shqiptarë, e të cilët ktheheshin në arkivole të salduara), mbyti dhunshëm shumë foshnje shqiptare të posalindura nëpër spitale, dhe fëmiun e tretë të prindërve shqiptarë nuk e regjistronte me emër shqiptar.

Propaganda serbe, nënat shqiptare i qunate “lavatriqe, e fëmijët shqiptarë “bombë në pelena” duke i nënçmuar deri në poshtrim, (me tendencë ta zvoglonte me çdo kusht natalitetin shqiptar në Kosovë deri në shfarosje).

Çarmatosi ndër vite policinë dhe popullatën shqiptare të Kosovës, dhe me formulën e njohur përçaj e sundo”, mbolli përçarje mes shqiptarëve për ti sunduar më lehtë e shtypur më shumë.
Përderisa Republikat tjera të ish Jugosllavisë kishin filluar luftërat çlirimtare, (1991-1995), Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, nga tëcilat Sllovenia si republika veriore doli si “qimja nga qumështi”, Kroacia luftoj më gjatë dhe fitoj (atje luftuan edhe shumë shqiptarë, ndër të cilët ranë edhe Heronjë, Bekim Berisha-Abeja, dhe shumë të tjerë, Bosnja dhe Hercegovina luftoj gjatë dhe nuk e fitoj luftën, sot ka Respublika Serpskën në zemër të saj), dhe me Konferencën e Dejtonit morën disa nga frytet e luftës, Kosova mbeti në margjina të saj.

Derisa Republikat tjera po luftonin në të gjitha frontet për tu çliruar nga Federata Jugosllave konkretisht Serbia, Kosova e ngulfatur nga politika pacifiste me formulën “ta mbrojmë pragun e shtëpisë”, mbeti me gishta në gojë.Frika po mbillej si bari i keq ndër masat e popullit, rinia me të madhe po e lëshonte Kosovën (supozohet se në ato vitë e kanë lëshuar Kosovën afër 250 000 të rinjë, për çështje politike dh ekonomike, ikën edhe familje të tëra).

Organizatat Çlirimtare po bënin organizime ilegale për ti bindur masat popullore për luftë të armatosur çlirimtare, dhe brumosjen me Idealeve të Lirisë. Shqiptarët torturoheshin, burgoseshin e vriteshin pa gjyq. Partitë politike po bënin sehir, shumica pa patur guxim marrjen e përgjegjësive politike, “mbijetonin” vetëm me dhënjen rrallë të ndonjë deklarate të “kundërshtimit të fortë”.

Mjegulla e pushtimit ishte aq e dendur, sa duheshin rreze të forta drite ta shponin terrin. Ishin studentët mendjendritur, me shpirtërat e tyre liridashës e zemrat e tyre të forta, dhe populli liridashës që me 1 Tetor 1997, (të paarmatosur dhe veshur me bluza të bardha), u dolën përballë kordoneve dhe njësive ushtarako- policore të Serbisë të armatosura deri në dhëmb.

Atë ditë u mbyt frika, ndodhi kthesa e madhe historike-politike, e përjetshme për Kosovën. Atë ditë u rrahën e u burgosën shumë shqiptarë të pafajshëm, ndërkohë mbinë shumë llastarë lirie në zemrat e shumë të rinjëve e të rejave, shumë prej të cilëve më vonë do të bëheshin ushtare e ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe duke rrok armët e morën mbi supe fatin e tyre dhe të Kosovës. Disa ranë në Altarë e u bënë Heroina e Heronjë të Kosovës.

UÇK-ja e lindur nga populli bëri luftë guerile (1998/99), dhe në të Drejtën e saj për Liri, u përkrah nga Aleanca më e madhe Ushtarake në botë-NATO, e cila po shënonte 50- vjetorin e themelimit. 1 Tetori i vitit 1997 i solli shumë dobi Çështjes Kombëtare dhe hyri meritueshëm në analet e historisë. Kosova bëri hapa të mëdhenjë e të vegjël, shënoj suksese e dështime, përparime e ngecje, bëri ecje të shpejta e të ngadalshme…

Kosova ende nuk është AJO KOSOVA LULE që ne si gjeneratë e kemi ëndërruar (dhe ëndrrojmë ende), për të cilën kishin sakrifikuar brezat para nesh, kishim sakrifikuar, punuar e luftuar edhe ne si gjeneratë për ta jetësuar ëndrrën, idealin dhe aspiratën tonë për Liri. Për çka patëm dhën një betim. Politika në Kosovë bëri sa bëri e shumëçka që duhej nuk bëri, bëri shumëçka që nuk duhej, ndoshta edhe nuk diti e nuk mundi, apo ndoshta edhe nuk dashti. Mundësitë i kishte të bënte shumë më shumë e më mirë. Në Kosovën tonë të dashur ndodhi shumëçka, proqese të montuara politike, burgosje të shumë njerëzve të pafajshëm, edhe për faje politike.

Zgjedhje të shpeshta, paqëndrueshmëri politike, Legjislatura të “dobëta” e “të forta”. Ikje të heshtura të rinisë së shkolluar në vendet e Perëndimit, (si fuqi e lirë punëtore e profesionale), edhe në ditët e sotme… Ndryshoj edhe sistemi, shumë politikanë u pasuruan nga djersa e popullit, u tjetërsuan, ndërsa populli u varfërua, (një përqindje skajshmërisht), dikush diçka dhe e diçka mori, dikush dha gjithçka e nuk mori asgjë. U krijuan shumë shtrasa në shoqërinë tonë kaotike.

Kosova e ditëve të sotme me ekonomi të rrënuar, me infrastrukturë rrugore, e jo ligjore, me shumë më pak rini, e shumë më shumë të moshuar, me natalitet të zvogëluar e politike që lë shumë për të dëshiruar… Nuk ndodhi as liberalizimi i vizave, një dekadë i premtuar, aq më pak Kosova e integruar në BE, (që mbetet ende ëndërr) në margjinat e përgjumjes politike. Gjenerata ’97 duhet të jetë shembull se si ndiqet drita në fund të tunelit dhe si të dilet në dritë. Të njejta në Kosovë janë ende lindjet e diellit, lotët e jetimëve për të vrarët, malli për mërgimtarët, ndryshjka e zemrave për të pagjeturit, ëndrrat dhe shpresat për Kosovën siç e ëndërruam e dëshiruam.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …