Flamuri kombëtar me përmasa të mëdha është rikthyer “Të Rrethi”, në hyrje të Prishtinës

Shefqete Gosalci: Urime Festa e Flamurit!

Aty, janë të gjitha dashnitë e lindjet, vajet, gëzimet, buzëqeshjet e ëndrrat, gjuha, këngët, dasmat, krismat, nuset e dhëndurët!

Në Të, janë dhimbjet, vdekjet, varret, heshtjet, stërgjyshërit e nipat, bëmat, rrënjët, rrugët, frymëmarrjet, flijimet, lavditë dhe rëniet e ngritjet e Kombit!

Aty, janë Heronjtë e Heroinat,

Aty, janë ninullat e djepet,

Aty, janë lotët dhe djersa,

Aty, janë luftërat, armët e amanetet,

Aty, është Besa,

Aty, janë urtësia e trimëria,

Aty, është Shteti dhe Ushtria,

Aty, janë hartat dhe vulat,

Aty, është Historia e ardhmëria,

Aty është Himni,

Aty, është Liria,

Aty, janë trojet, emrat dhe mbiemrat,

Aty, jemi të gjithë,

Aty, është Përjetësia,

Aty, është gjaku dhe ADN-ja shqip.

Aty, është Shqipnia.

 

Prandaj, ta duam, ta ruajmë, ta mbrojmë, ta dashurojmë e lartësojmë Flamurin tonë të bukur e të bekuar, me shqipen dykrenare, që përmbi fe e kem Atdhe.

Pas Tij…kë të doni!

Urime 28 Nëntori, vëllezër dhe motra kudo ku jeni nëpër botë!

Gëzuar!

 

27.11.2021

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Jeton Kelmendi PhD: KUVENDI I KOSOVËS – TEATËR CIRKU NË VEND TË TEMPULLIT TË DEMOKRACISË

15 prilli i vitit 2025, ku Kuvendi i Kosovës, që në kushtetutën dhe mendësinë demokratike …