leoni

Shemsedin Dreshaj: Qeveria Kurti ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar

Shemsedin Dreshaj: Qeveria Kurti dëmtoi raportet me SHBA-të

Shemsedin Dreshaj nga AAK ka kritikuar ashpër mënyrën se si Qeveria Kurti ka menaxhuar marrëdhëniet me SHBA, duke theksuar se këto raporte janë dëmtuar rëndë gjatë katër viteve të fundit. Dreshaj tha se Kosova ka pësuar humbje në marrëdhëniet me SHBA-të për shkak të qasjes së gabuar të ekzekutivit dhe mungesës së koordinimit me partnerin kryesor strategjik. Ai theksoi se fakti që asnjëherë gjatë mandatit të kaluar nuk është realizuar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, dëshmon për përkeqësimin e këtyre raporteve. “Kjo situatë, ku një menaxhment katërvjeçar nuk ka pasur qasje në Shtëpinë e Bardhë, nuk mund të quhet marrëdhënie normale mes Kosovës dhe SHBA-ve,” deklaroi Dreshaj, duke shtuar se Kosova historikisht ka qenë e orientuar drejt SHBA-ve dhe se çdo largim nga ky orientim duhet analizuar me kujdes.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm rus S. Lavrov la vlerësuar qëndrimin e kryetarit amerikan, Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, la vlerësuar qëndrimin e kryetarit  amerikan, Donald Trump për …