Shemsi Syla: Isa Kastrati u rikthye në qendrën e tij, në sheshin e bukur, të skalitur në bronz

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka shkruar për vendosjen e Shtatores së Heroit të Kombit Isa Kastrati:  Komuna e Dardanës bashkë me mijëra qytetarë nga anekënd atdheut, me pietetin më të lartë nderoi heroin e vet, Isa Kastratin, duke e rikthyer në qendrën e saj, në sheshin e bukur, të skalitur në bronz…
Gëzuar Dardanë!
Para se të zbulohej shtatorja në Shtëpinë e Kulturës, e cila mban emrin e Isa Kastratit, u mbajt akademi përkujtimore ku u shpalos figura emblematike e heroit.
Fjalë rasti patën Kryetari i komunës Kadri Rahimaj, nën patronatin e të cilit u organizua akademia, Mehmet Hajrizi, Ahmet Isufi, Xhevat Bislimi, Xhavit Jashari, Adem Shehu e Selatin Novosella.
Lavdi e përjetshme heroit të kombit, Isa Kastarti!

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës zgjeron flotën me 7 automjete të reja, për shërbime më efikase të transportit të dërgesave postare

Posta e Kosovës ka shtuar flotën e saj me 7 automjete të reja, duke zgjeruar …