Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Syla, përmes një postimi në rrjetin social, ka thënë se vendi po zbrazet derisa Qeveria po merret me sistemimin e militantëve partiakë në institucionet shtetërore. Sipas tij, Kosova i ka hapur derën injorantëve dhe mashtruesve, duke krijuar një kategori njerëzish si “derra të kënaqur” të korrupsionit e të konformizmit, kurse mësuesit dhe edukatorët e kombit, intelektualët dhe njerëzit e dijes e të shkencës, sipas tij, janë bërë shtresë e njerëzve të përvuajtur e të pashpresë. Syla ndër të tjera ka thënë se korrupsioni e krimi i organizuar po bëhen mënyrë jetese, ndërkaq e mashtrimet e gënjeshtrat po bëhen fjalor i përditshëm i liderëve politikë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …