Shemsije Elshani: Religjioni luftohet veç me zhvillim

Religjioni luftohet veç me zhvillim

Sipas Erich Fromm, njeriu është i prirur të përjetoj sa më shumë kënaqësi, realiteti shoqëror është ai që e kufizon, ndërsa shoqëria përpiqet t’ ia kompenzoj këto kufizime me lloje të tjera kënaqësish. Këto kënaqësi janë të tilla që mund të plotësohen me fantazi kolektive.

Të kënaqurit me anë të fantazisë ka funksion të dyfishtë që është karakteristike për çdo lloj narkotiku.

Ajo vepron si a)qetësues dhe b)si mjet parandalimi ndaj NDRYSHIMEVE AKTIVE në shoqëri.

Dhe sipas Erich Fromm, lloji më i vjetër i kësaj kënaqësie kolektive është feja e cila ka funksion të trefishtë:

1.Ngushëllimin për të këqijat e fatit të jetës.

2.Për shumicën është nxitje për perceptimin emocional të pozitës klasore.

3.Për një pjesë më të vogël sunduesish shërben për lehtësimin e ndjenjës së fajit që ata bëjnë duke shtypur të tjerët.

Sipas mendimit tim këtu duhet kërkuar jo veç gjenezën e këtij problemi në lidhje me fenë por edhe zgjidhjen e tij.

Të luftohet feja duke propaganduar kundër saj është po aq kontraproduktive sa edhe vetë feja.

Kushte, zhvillim, perspektivë, punësim, drejtësi sociale dhe shanse të barabarta.Fabrika, infrastrukturë, hekurudhë, kabinete, sallë opere e baleti, teatro. Çerdhe fëmijësh, kopshte, spitale e tj e tje, projekte afatgjate dhe afatshkurte.

Këto do të duhej të ishin tema të ditës. Bëjini këto dhe “feja do të hap vetë krahun”, siç thonë vëllezërit tanë.

Përendimi nuk e ka hequr religjionin duke e luftuar por duke u zhvilluar.

“Pa shthurjen e raporteve patriarkale, Serbinë do ta keni këmbëkryq brenda.”

Kështu e kam dëgjuar të thoshte shpesh Ukshin Hoti. Disi nuk arrija të kapja esencën e kësaj fjalie.

Te Erich Fromi kisha lexuar diçka, që marrëdhënia e një të rrituri ndaj zotit, është marrëdhënia e tij kur ka qenë fëmijë, ndaj babait. Më vonë kjo do të përbënte bazën e çdo nënshtrimi ndaj secilës fe. Autoriteti fetar do të zëvendësonte autoritetin patriarkal.

Këtë kisha arritur të vërej sidomos kohëve të fundit, rreth debateve që u bënë rreth fesë islame dhe religjionit në tërësi.

Tjetër qëndrim (më liberal) ndaj fesë kishin ata të çliruarit nga autoriteti patriarkal, ndërsa tjetër qëndrim ata të paçliruarit.

Ata të paçliruarit nuk e duronin fenë, jo për shkak se është një dogmë tashmë e tejkaluar që nuk sjell progres, jo për shkak të dëmit që mund ti shkaktonte Kosovës, sesa nuk e duronin ate si konkurencë. Ata në fakt duke luftuar fenë, luftonin autoritetin patriarkal prej te cilit nuk janë çliruar.

E njejta gjë është edhe me këta që morën përsipër udhëheqjen e Kosovës. Të paçliruar prej autoritetit patriarkal, Serbinë e shohin më shumë si autoritet konkurent, sesa si okupator. Dhe derisa në luftë ishin për çlirimin e Kosovës, pas luftës e përvetësuan ate për vete, duke ju bërë padron të ri të saj.

Kjo marrëdhënje ndaj autoritetit patriarkal, te këta njerëz do të vazhdojë te përbëjë kodin dinamik të sjelljes së tyre në shoqëri pavarësisht shkollimit dhe pergaditjes së tyre profesionale.

Dua të besoj, që në Shqipëri, meqë është bërë një emancipim shoqëror, do të ketë progres.

Ndërsa te ne, në Kosovë, vështirë.

Autoriteti patriarkal ka për të qenë ngërqi kryesor që ka për të penguar çdo proces për të ecur para!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …