Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur sot se të gjithë punëtorët shëndetësor të Republikës së Kosovës të enjten me datë 27.04.2017 shpallin Grevë të përgjithshme 24 orëshe në gjitha Institucionet Shëndetësore. Në njoftimin thuhet se gjatë kësaj kohe do të punojë vetëm njësia me rëndësi vitale. “Me këtë rast kërkojë nga populli mirëkuptim, greva jonë përveç kërkesave për përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë ka të bëjë edhe me përmirësimin e cilësisë të shërbimit ndaj popullatës tonë”, thuhet në njoftim. Federata e Shëndetësisë apelon ndaj opinionit të përgjithshëm që të na mirëkuptoj dhe ditën e Grevës mos të paraqitën ata që nuk kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …