Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 10 mijë e 851 testime, sa janë bërë sot, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjeve. Sot janë shëruar 2 mijë e 255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 131 mijë e 930. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 2o mijë e 652 nga më shumë se 26 mijë sa ishte disa ditë më parë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …