leoni

Shënohen 30 raste të reja me covid në Malishevë-Shtabi emergjent kërkon zbatimin e masave dhe rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse

Në 24 orët fundit në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 30 raste të reja me covid-19. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve, Shtabi Emergjent Komunal në Malishevë, që merret me menaxhimin e situatës me covid-19, e ka mbajtur një takim ku e ka vlerësuar situatën dhe ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse. Kryetari i shtabit emergjent, Hajdin Berisha, i ka njoftuar anëtarët e shtabit, me situatën aktuale dhe sipas të dhënave të prezantuara, nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020, e deri më sot, në Komunën e Malishevës, janë regjistruar 3549 raste me covid, ndërsa 3406 prej tyre janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 57 raste. Në këtë takim mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili shprehi shqetësimin e tij për rritjen e rasteve, sidomos në këtë periudhë kur edhe lëvizjet e qytetarëve janë më të mëdha dhe tha se duhet të shtohet edhe numri i punëtorëve shëndetësorë, por edhe të merren informatat e nevojshme për të gjitha rastet pozitive, gjë të cilën e bën shtabi komunal, në mënyrë të vazhdueshme. Bazuar në të dhënat e përgjithshme dhe nga raportimet e drejtorive komunale, shëndetësisë dhe Policisë së Kosovës, drejtuesi i shtabit emergjent, Hajdin Berisha, tha se me gjithë rritjen e rasteve, situata është nën kotrollë, por në rast të rritjes edhe më të madhe të rasteve, duhet të rritet angazhimi i të gjitha organeve. Shtabi emergjent komunal për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës, kërkoi nga të gjithë qytetarët pa dallim, që të zbatojnë masat aktuale që janë në fuqi dhe të zbatojnë edhe rekomandimet e IKSHPK-së, sidomos për bartje të maskave dhe ti shmangin tollovitë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …