Shënohen ditët e shkollave në Marali dhe Balincë

Sot u shënuan ditët e SHFMU-së ” Ruzhdi Xhyliqi” në Marali dhe SHFMU-së ” Tafil Kelmendi” në Balincë, në këto manifestime mori pjesë edhe Drejtoresha për Arsim dhe Edukim, znj. Arbëreshë Krasniqi dhe zyrtari i lartë pran drejtorisë, Sabit Berisha. Drejtoresha e DAE-së, Arbëreshë Krasniqi drejtuar, nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, ndër të tjera tha, “Jam e përkushtuar që t’u krijojmë kushte sa më të mira në shkolla, që nga mjetet mësimore, pajisja e kabineteve, sallave e fushave sportive, këndeve të argëtimit e të leximit nëpër institucionet shkollore si dhe e vendosur për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie nga mësimdhënësit tanë”. Edhe drejtorët e të dy shkollave paraqitën të arriturat e nxënësve dhe mësimdhënësve, për më të dalluarit ndanë falënderime e mirënjohje. Në fund nxënësit shfaqën edhe programet kulturo- muzikore.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …