Nën mbikëqyrjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, në Dukagjin po shënohet 18 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë. Manifestimi filloi në ora 11.00 duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan, ku po marrin pjesë qytetarë të shumtë liridashës dhe personalitete të shquara nga fusha të ndryshme. Aktiviteti qendror për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit mbahet në qendër të Deçanit duke filluar nga ora 13.00. Të përkujtojmë se 18 vite më parë, në fshatin Gllogjan filloi një betejë e ashpër në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në njërën anë dhe ushtrisë dhe policisë së Serbisë në anën tjetër. Gjatë luftimeve të ashpra më 24 mars të vitit 1998, në altarin e lirisë ranë dëshmorë luftëtarët Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj. Pas kësaj dite, luftimet në Zonën e Dukagjinit dhe gjithandej Kosovës nuk u ndalën deri në çlirimin e Kosovës dhe dëbimit të policisë dhe ushtrisë së Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …