Shënohet 21-vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Çirezit

Me një tubim përkujtimor është shënuar 21-vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Çirezit, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të komunave Skenderaj dhe Drenas, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe qytetarë të shumtë, ku edhe është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për 4 vëllezërit e vrarë të familjes Sejdiu, nga Bacë Rifat Jashari, Bacë Sheremet Sejdiu, babai i katër vëllezërve të vrarë, nënkryetari Nuredin Lushtaku, kryetari Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në fjalimin e tij, ka thënë se mes krenarisë dhe dhembjes që sjellin datat e rëndësishme të ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit tonë, me respektin më të madh sot kujtojmë 24 dëshmorët dhe martirët e familjeve Ahmeti, Rexhepi, Behrami, Nebihu, Xheli, Sejdiu, Rama dhe Fazliu, të cilat u gjenden të parat përball një hakmarrjeje të egër të forcave policore serbe, që para se të ndodhte beteja në Qirez dhe Likoshan, ato do të turpërohen dhe pësojnë dëme nga një njësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili i tregoi pushtuesit se ky vend ka zot shtëpie. m“Gjashtë Lisat kanë mbetur përherë në mendjet tona, duke na kujtuar vuajtjet e familjeve të sulmuara egërsisht, për të cilat më vonë do t’i njoh e gjithë Kosova, do t’i respektojë e gjithë shqiptaria. Në një tubim përkujtimor, të organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit, kemi shënuar 21 vjetorin e betejës së Likoshanit dhe Çirezit, për ta kujtuar edhe një herë se sa e shtrenjtë ishte liria, se sa shumë vuajtje janë shkaktuar për të. Ngjarja e 21 viteve më parë në mënyrë absolute përbën historinë e lavdishme dhe të ndritur të popullit shqiptar të Kosovës. Drenica dhe krejt Kosova, u vunë në anën e lirisë, në anën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa pyetur për çmim”, është shprehur kreu i Skenderajt, duke shtuar se, Kosova është përcaktuar për të ndërtuar të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja, për fëmijët tanë, gjithnjë duke e kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare, sakrificën e ushtarëve tanë, gjakun e dëshmorëve dhe viktimave të luftës. Është shfaqur edhe një program artistik, nga nxënësit e shkollës së fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …