Shënohet 21 vjetori i Epopesë së UÇK-së së Dukagjinit

Me organizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së është shënuar 21 vjetori i Epopesë së UÇK-së së Dukagjinit, kjo datë më rëndësi e cila shënon dy data të rëndësishme Fillimin e Luftës në Dukagjin dhe 20 vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATOS mbi caqet serbe. 24 Marsi ,,Epopeja e Dukagjinit,, mblodhi krerët e Shtetit, familje të Dëshmorëve, Invalid e veteran të Luftës së UÇK-së, Ambasador, Gjeneral lufte, përfaqësues te klerit fetar, kryetar komunash, deputet, ministra dhe qytetar të shumtë. Sot kujtojmë më pietet të larte dhe me respekt ,,Epopenë e Dukagjinit,,duke e vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e familjes emblemë Haradinaj dhe të atyre djemve të zot të cilët ranë pikërisht më 24 Mars Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Duke nderuar Dëshmoret e Kombit ne ruajmë vlerat e UÇK-së dhe gjakun e Dëshmorëve, andaj pikërisht në këtë ditë kam vendosur që Dekoratën ,,Urdhëri i Kosovës,, të ndajë për 12 Dëshmorët e fshatit Gllogjan. Agim Ali Selmanaj, Arben Bajram Ahmetaj, Artan Ahmet Mehmetja, Burim Sadik Mustafaj, Enver Hasan Halilaj, Fatmir Smajl Nimanaj, Hasim Misin Halilaj, Luan Gani Nimanaj, Naim Metë Nimanaj, Orhan Lanë Halilaj, Sokol Musli Sejfijaj dhe Shpend Zeqë Malaj. Nuk ka gjë më të mirë kur krerët shtetin nderojnë dëshmoret dhe të gjallët që ishin në vija të fronit, andaj u jam mirënjohës për jetë e mot tha kryeministri Ramush Haradinaj, njëherit edhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit. Pikërisht më 24 Mars 1998 ju vazhdua pushka e Adem Jasharit, ata ishin burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë tha Haradinaj. Kjo datë padyshim se kujton edhe bombardimet e NATO-së mbi caqet serbe jam dëshmitarë që më veshtë e mi kam dëgjuar qytetarët dukë thënë ,,A paska Zot edhe për ne a,, Zyra e Kryeministrit ka vendosë që më Urdhrin Gjërgj Kastrioti Skënderbeu të nderoi të gjithë komandantët e Brigadave. Brigada 131 Jusuf Gërvalla, Brigada 132 Myrt Zeneli, Brigada 133 Adrian Krsniqi, Brigada 134 Bedri Shala, Brigada 135 Agim Zeneli, Brgada 136 Rugova, Brigada 138 Agim Ramadani me këtë urdhër janë nderu edhe shoqatat e OVL-UÇK-së dhe familjeve të Dëshmorëve nga kryeministri Haradinaj. Ndërsa i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në këtë datë të shënuar tha se: Si çdo vit, edhe këtë 24 mars, na mblodhi përkujtimi i Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Epopeja e Dukagjinit është ngjarje e papërsëritshme në historinë e çlirimit të Atdheut, akti sublim i përpjekjeve dhe sakrificave shekullore për lirinë e Kosovës, është kryevepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është historia moderne e lirisë sonë. Epopeja e Dukagjinit është epope e lavdishme që ndikoi në bashkimin e Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në luftë për liri dhe çlirim. Epope që ngriti moralin e popullit të shtypur, të etur për liri. 24 marsi nuk njeh harresë. Kjo ditë është harta e sakrificës, e dhimbjeve, e luftës, e rrugëtimit të shpëtimit të Kosovës, përgjithmonë, nga dora e gjakatarëve serbosllav , shtetit të fundit fashist në Ballkan. Ne sot kujtojmë Gazmendin, Himën e Agronin, të rënë Dëshmorë. Kujtojmë luftëtarët e kësaj Beteje titanike, prire nga Gjenerali Ramush Haradinaj, Shkelzenin me madhështinë e tij prej heroit,  Gjeneral Dautin, Bujarin, Enverin ,Frasherin, Memën, Bacen Rasim dhe plakun Fjalëpakë që u shndërrua në prind për te gjithë ne, Hilmi Nuren e Haradinve. Kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e Dukagjinit e tërë Kosovës.Ata janë themelet e Republikës sonë, janë lumturia e të rinjve tanë, krenaria e secilës familje në Kosovë e në trojet shqiptare gjithandej. Me lejoni qe sot ta kujtoi para jush një figure tejet te veçante , protagonist i 24 marsit 1998, njeriun qe na priste te dera e kullës pran dëshmoreve te atdheut, Hilmi Haradinajn i cili tanimë po mbush një vit që ju bashkua bashkëluftëtarëve ne boten tjetër. Ç’do vit që kalon rrit madhështinë e sakrificës madhore për lirinë e vendit tonë, thellon peshën historike të kujtesës sonë rritë krenarinë e brezave tanë dhe të pasardhësve tanë. Sot, kur me themelimin e Ushtrisë, kemi përmbyllur ndërtimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, sakrifica e Heronjve tonë, do të shërbej si pishtar në të arriturat tona të radhës, në fuqizimin ekonomik e ushtarak të Kosovës sonë. Në emër të qytetarëve të Komunës së Deçanit, ju falënderoj secilin, emër për emër, që me pjesëmarrjen tuaj dinjitoze keni madhështuar kujtimin për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë vit, që është 20 vjetori i Çlirimit, ne shprehim respektin më të madh, për Aleancën e NATO-s, aleatët tonë të përhershëm, në luftë e në paqe tha Ramosaj. Në këtë ditë të shënuar kanë folur edhe Baca Rifat Jashari, Gjeneral Rrahman Rama, ambasadori Qemal Mingjozi. Kjo datë më rendësi është mbyllur me një program të pasur kulturo artistik: Filharmonia e Kosovës, Grupi i Rapsodëve ,,Dervish Shaqa, dhe aktori Avdi Gervalla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …