Shënohet 27 Vjetori i fillimit të pajtimit të Gjaqeve në Lumbardh

Aty ku për herë të parë ishin mbledhur burrat e Lumbardhit, nismëtaret e pajtimit të gjaqeve në oden e Halil Lekaj, ata serish u bashkuan pas 27 viteve, për të shënuar këtë datë me rëndësi. Me organizim të komunës së Deçanit dhe fshatit Lumbardhë nga protagonistët të asaj kohe është kërkuar që të jemi më të bashkuar dhe në shënimin e 30 vjetorit të kësaj date të mos ketë familje në hasmëri. Le të vazhdoi serish ajo moto që dikur bëri jehonë në gjithë vendin dukë thënë ,,Jo atyre që janë trima më ngre gishtin e krimit por atyre që janë trima më shtri dorën e pajtimit’’.

I pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ndër të tjera tha se ne si institucion jemi munduar në vazhdimësi të shënojmë data me rëndësi dhe të ndërtojmë edhe monumente aty ku janë shënuar këto data.  Kemi ndërtua memoriale, dhe vende historike më vlerë aty ku janë mbajt dhe shënuar aktivitete ndër vite tha ndër të tjera kryetari Selmanaj. Jemi duke punuar që ta rregullojmë hapësirën tek verrat e Llukës aty ku u falen mbi 100 gjaqe dhe ngatërresa besoi se këtë vit do të përfundohet.

Lumbardhi ishte shembulli më i mirë për të gjitha trevat shqiptare kështu than ata të cilët ishin protagonist të asaj kohe. Dhe ishin prezent në këtë datë të shënuar si: Myrteza  Lekaj, Don Lush Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu. Prof Marjan Demaj, Prof.Mehmet Rukiqi, Prof.Zymer Neziri, Flmaur Gashi, Mulla Ajni Ramadani  dhe Behram Hoti, të cilët evokuan kujtime të asaj kohe të vështirë. Këshilli organizativ më këtë rast ndau edhe mirënjohje  për kryetarin e Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, Prof.Marjan Demaj, Flamur Gashin, Sali Cacaj, Mulla.Ajni Ramadanin, Halil Behranin,Cen Desku, Hysen Mazrekaj, Nasim Haradinaj, Zymer Neziraj, Riza Krasniqi, Beharam Hoti, Islam Haxhiu, Ajete Lekaj dhe Ali Ukaj po ashtu fshati Lumbardh me mirënjohje nderoi Myrteza Lekaj. Në fund të gjithë së bashku bënë edhe homazhe dhe vendosën kurora më lule tek memoriali i ngritur në kodern e pajtimit në Lumbardh  i cili sikurse flet për historinë e këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …