Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, është shënuar festa e 28 Nëntori-Dita e Flamurit Kombëtar me aktivitete të shumta.
Me ngritjen e Flamurit Kombëtar, para objektit të Komunës së Klinës, kanë filluar aktivitetet, duke vazhduar me homazhe dhe vënie të kurorave me lule tek sheshi “Mujë Krasniqi”. Këtë manifestim më të begatshme e ka bërë edhe Seanca Solemne që është mbajtur nga Kuvendi Komunal. Artdashësit janë prezantuar me ekspozitë – pikturë në Qendrën e Kulturës “ Jehona e Dukagjinit”, si dhe janë organizuar lojëra në futboll të vogël për meshkuj dhe femra, lojëra në volejboll meshkuj dhe femra duke mos i harruar edhe lojërat në shah dhe pingpong. Po ashtu, është mbajtur edhe programi artistik për fëmijë, i pasuar me këngë e valle dhe recitime.