Shënohet 29 Gushti, Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Nderimi dhe respekti për dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë që ne dhe brezi i ri po e gëzojmë, na bënë të ndihemi krenarë e mirënjohës me datën e 29 Gushtit, Ditën e Dëshmorëve të Hanit të Elezit si pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. 22 vite më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të vrarë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 Gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të komunës së Hanit të Elezit. Sakrifica e tetë Dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u nderua nga ish Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi i cili me vendimin e tij dekoroi me urdhrin Hero i Popullit të Kosovës të gjithë Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare. Sot me nderime dhe përkulje në vendet ku ata ranë, ne nderim te kësaj dite, një delegacion ne krye me kryetarin e komunës së Hanit të Elezit vizituan Pllakat përkujtimore, ne vendet e rënies së dëshmorëve në Han te Elezit dhe nga përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të dala nga UÇK-ja. Në aktivitetin e rastit i cili u organizua në rrethana të Pandemisë së Koronavirusit me numër të kufizuar të pjesëmarrësve fjalën e rastit e tha nënkryetari i Komunës z.Mallzum Qajani. Ai duke i përshëndetur të pranishmit dhe në emër të kryetarit të Komunës Rufki Suma tha se edhe ky përvjetor sikurse në vitin 2020 na gjenë në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes në përmasa shqetësuese të pandemisë COVID 19, edhe ky manifestim po mbahet me numër të kufizuar të pjesëmarrësve me masa mbrojtëse kundër koronavirusit, i lutemi zotit që i gjithë njerëzimi dhe popullata jonë këtë pandemi ta kalon me pasoja minimale. Nënkryetari Qajani duke përshëndetur Invalidët dhe veteranët e luftës, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Shoqata e familjeve të dëshmorë, Shoqata e Invalidëve të luftës, Shoqata e veteranëve të luftës, Përfaqësues të institucione Komunale në krye me Kryetarin Suma, Policin e Kosovës, Forcat e sigurisë së Kosovë dhe gjithë ju pjesëmarrës të nderuar që me pjesëmarrjen tuaj këtë manifestim historik e keni bërë më madhështor edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme. Ai tha se në këtë 22 vjetor të ditës së Dëshmorëve nuk mund të kalojmë pa e përkujtuar synimin shfarosës të okupatorit serb, duke filluar nga sakrifica sublime e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jashari, e cila sakrificë u bë frymëzim dhe shembull se si duhet të sakrifikohemi për liri dhe pavarësi, masakrat e ndryshme, dhunimet dhe dëbimet me dhunë të shqiptarëve për pastrim etnik të Kosovës, kësaj të keqe të madhe iu kundërvu mobilizimi historik i popullatës shqiptare kudo që gjendej në diasporë, Shqipëri, Maqedoni e gjetiu u mobilizua si asnjë herë më parë duke ndihmuar në gjitha format luftën e lavdishme të UÇK-së si me pjesëmarrje në luftë dhe mjete materiale për armatim, pa harruar kontributin e shqiptarëve në Shqipëri, Maqedoni dhe më gjerë, strehimin e familjeve shqiptare në familjet e tyre të dëbuara nga okupatori serbe me qëllim të pastrimit etnik të Kosovës. Liria nuk do të paramendohet pa luftën e lavdishme të UÇK-së, gjakun e derdhur të dëshmorëve, dhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar në krye me SHBA-në dhe NATON, fal kësaj sakrifice sublime ne sot jetojmë dhe punojmë të lirë. Në këtë përvjetorë të rënies së dëshmorëve shprehim mirënjohjen e thellë gjithë atyre që në forma të ndryshme kontribuuan që ne sot të punojmë dhe jetojmë të lirë. Rënia e dëshmorëve gjithmonë do të jetë shembull për të gjitha gjeneratat se si duhet të sakrifikohemi për atdheun tha nënkryetari Qajani. Në emër të Shoqatë së Familjeve të Dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti z.Ahmet Bushi ndërsa anëtarët e SHKA “SHARRI” Nesim Curri, Avni Bushi e Samir Daci u prezantuan me program muzikorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …