Shënohet 78–vjetori i lindjes së intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit promovohet përmbledhja me kumtesa e fjalime për profesor Ukshin Hotin nga Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare ‘’Arbëria. Në shenjë nderimi dhe respektimi të veprës së tij, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Shoqatën për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare ‘’Arbëria’’, shënuan  aktivitetet e organizuara për nder të 78-vjetorit të lindjes së intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Aktivitetet kanë filluar me vizitë shtëpisë – muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, duke vazhduar pastaj me një ceremoni solemne në sallën e Kuvendit të Komunës për promovimin e përmbledhjes me kumtesa e fjalime për Ukshin Hotin, përgatitur nga Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare ‘’Arbëria’’. Nga një fjalë rasti për nder të shënimit te 78- vjetorit të lindjes së atdhetarit Ukshin Hoti e mbajtën edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi,  Prof. Sabahajdin Cena dhe kryetari i Shoqatës për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare” Arbëria”, Dervish Çadraku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …