Me rastin e 18-vjetorit të Betejës së 22 shtatorit, në Drenicën Qendrore, sot në orën 11:00, në fshatin Shkabë të Drenasit, do të mbahen homazhe në nderim të rënies heroike të komandantit, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi-Lladrovci si dhe dëshmorëve të kombit të Brigadës 114 të UÇK-së. 18 vjet më parë, në kohën e ofensivës që kishte ndërmarrë ushtria dhe Policia e Serbisë kundër UÇK-së, komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Fehmi Lladrovci kishte komanduar në relacionin: Gllogoc-Gllanasellë me tri pikat e njësitit “Shkaba” në poziciononin te pika strategjike, në vendin e quajtur, “Gradina”. Pas një beteje heroike, ku në luftime ishin përfshirë shtatë pikat “Shkaba” dhe luftëtarë nga shumë vise të Drenicës e të Kosovës, përveç komandantit, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij luftëtare, Xhevë Krasniqi Lladrovi, gjatë betejës kishin rënë heroikisht edhe dëshmorët: Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Hamit Lladrovci, Skender Karaxha, Kadri Mehmeti, Driton Ibrahimi e Behxhet Karaxha. Më 22 shtator në luftë kundër forcave serbe kanë rënë edhe Mustafë Shyti, Nexhemdin Haxhiu, Naim Haxhiu e dëshmorë të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …