leoni

Shënohet Dita Botërore e Personave të Prekur me Sindromin Down

Shënohet Dita Botërore e Personave të Prekur me Sindromin Down

Nën moton “Më përkrah Sot, që nesër të jem i pavarur” shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), të hënën më 21 mars, nga ora 11:30, në Teatrin Kombëtarë, shënon Ditën Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down. Kjo ngjarje do të shënohet me program artistik, të interpretuar nga fëmijët e prekur me sindromën Down, përgatitur nga profesor Blerim Emerllahu si dhe shfaqjen e filmit dokumentarë për komunitetin e personave të prekur me sindromën Down, me regji të Blerdi Malushi. Ndërsa, DSK nga data 1 mars, ka filluar fushatën vendore për shënimin e ditës botërore të personave të prekur me sindromën Down. Gjatë kësaj fushate, komuniteti i personave të prekur me sindromën Down, kanë mbajtur aktivitete të ndryshme nëpër sheshet e Prishtinës si dhe në kuadër të DokuFest, në mbështetje të komunitetit të personave të prekur me sindromën Down, janë shfaqur katër filma vendorë në DokuKino. Gjithashtu, më datë 20 mars, të dielën me fillim nga ora 19:00, në përkrahje të kauzës së DSK-ës, në shtëpinë e kulturës në Prizren, do të mbahet koncert recital nga Petrit Çeku. Ky koncert është organizuar nga fondacioni “Lumbardhi”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …