Shënohet Dita Botërore e Shëndetit në Komunën e Vitisë

Sot Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetit me disa aktivitete. Fillimisht Afërdita Ramaj, infermiere dhe nutricioniste ka mbajtur një ligjëratë rreth të ushqyerit të shëndetshëm, duke dhënë këshilla për stilin e shëndetshëm të jetës. Ekipet e infermiereve në shërbime të ndryshme kanë mbajtur aktivitete me qytetarët e rastit, ku fokusin kryesor e kanë pasur shëndetin e nënës dhe fëmijës, ku përpos diskutimit për shëndetin, kanë folur edhe për sfidat në sigurimin e shërbimeve shëndetësore. Dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, u shpreh se me aktivitete të tilla po synojmë të mbajmë qytetarët të informuar edhe me shërbimet që ne ofrojmë si shëndetësi, por edhe të ndikojmë në parandalim të sëmundjeve, e që është misioni i ynë. Përndryshe, Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit më 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kontrolloni gjithashtu

Iu dha lamtumira e fundit, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani

Në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj, të dielën u mbajt mbledhje komemorative në kujtim …