Sot anekënd botës shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se çdo vit 8.8 milionë njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ekspertët e mjekësisë kanë thënë se mënyra më e mirë për ta luftuar këtë sëmundje është diagnostifikimi i hershëm i saj dhe fillimi i menjëhershëm i trajtimit. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë kancerin. Dita Botërore Kundër Kancerit është shënuar edhe në vendin tonë. Me këtë rast, Shoqata e Onkologëve dhe Klinika e Onkologjisë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë kanë mbajtur një aksion vetëdijësues. Në vitin 2015 në Onkologji janë paraqitur 808 raste të reja, kurse viti 2016 ka shënuar një rritje relativisht të madhe, duke u regjistruar 1238 raste.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …