Shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve po shënohet në kuadër të vitit të trashëgimisë kulturore evropiane, duke inkurajuar me shumë angazhim në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si vlerë e përbashkët. Për të shënuar këtë ditë, në Parkun Arkeologjik, u promovuan tri botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës: Harta Arkeologjike e Kosovës Vëllimi i III-të, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut dhe Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt. Ministri Gashi tha se përkushtimi për të mbështetur punën shkencore të Institutit Arkeologjik dhe institucioneve e profesionistëve do të vazhdoj. “Rëndësi më e madhe do t’i kushtohet angazhimit të kuadrove të reja në fushën e arkeologjisë kurse fokus të përbashkët do të kemi botimet dhe prezantimet e rezultateve brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ministri Gashi. Në shënim të kësaj dite, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau tri mirënjohje për përfaqësuesit e familjeve të cilat kanë dhënë kontribut në fushën e trashëgimisë arkeologjike duke i dhuruar gjetjet arkeologjike. Mirënjohjet u ndanë për familjen e Faik Islami fshati Gllamnik-Komuna e Podujevës, familjen e Hamdi Ibishi, fshati Orllan- Komuna e Podujevës dhe për familjen e Prend, Nikoll e Pjeter Heqimi, fshati Zllakuqan-Komuna e Klinës. Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm të gjithë arkeologët, redaksinë e Hartës Arkeologjike , autorët, si dhe autorin e dy botimeve Haxhi Mehmetaj dhe komunat komuna përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …