Shënohet Dita Olimpike edhe në Ferizaj

Fëmijë të shumtë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, këtë të mërkurë kanë zhvilluar një vrapim të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Ferizajt. Hapjen zyrtare të këtij aktiviteti e bëri Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, së bashku me drejtoren për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani si dhe drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani. Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ku njëkohësisht bëri dhe hapjen e kësaj gare së bashku me Drejtoren e Kulturës Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, si dhe Drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani.

Të gjithë pjesëmarrësit janë shpërblyer me medalje dhe mirënjohje nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë po shënon ditën e dëshmorëve me aktivitete të shumta

Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot është mbajtur …