Gjatë kësaj fundjave, është shënuar rasti i parë i thumbimit nga rriqrat në territorin e Komunës së Malishevës, për këtë vit. Kështu ka raportuar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. “Gjatë fundjavës, është shënuar edhe rasti i parë i thumbimit nga rriqrat, por është thjeshtë thumbim dhe nuk ka vend për shqetësim”, tha Berisha. Po ashtu Berisha, ka bërë të ditur se, si drejtori janë përgatitur dhe kanë marrë masat e nevojshme, brenda kompetencave, për fushatat si masa mbrojtëse ndaj etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Në tri vitet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk janë regjistruar raste të vdekjeve nga ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), ndërsa në vitin 2016, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK).