Raporti më i fundit i Bankës
Qendrore të Kosovës zbulon një trend negativ në ekonomi: investitorët e huaj
kanë nisur t’i shesin aksionet e tyre. Këto të dhëna alarmojnë se vetëm gjatë këtij
viti ka pasur rënie prej 46.0%. Rënia e investimeve të huaja direkte, sipas këtij
raporti, shpjegohet si rrjedhojë e shitjes së aksioneve të disa prej kompanive
të huaja si dhe shpërndarjes së superdividendës së disa prej kompanive të huaja
që veprojnë në vend. Pavarësisht kësaj, zyrtarët e Qeverisë e kanë gojën plot
me pohime se Kosova ka shënuar përparim në fushën e tërheqjes së investimeve të
huaja, të cilat në
nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …