Shënohet viktima e parë në Viti me Covid-19

Në Viti është shënuar viktima e parë me Covid-19. Pacientja 82 vjeçare po trajtohet në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Sipas informacioneve nga burime zyrtare shëndetësore, ajo ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka marrë me shqetësim këtë lajm. Kryetari Sokol Haliti ka shprehur keqardhje për rastin dhe ka ngushëlluar familjen e saj. Ai tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ceremonia e varrimit të kryhet si duhet, duke falënderuar njëkohësisht familjarët për mirëkuptim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …