Shënojnë rritje rastet e të infektuarve në komunën e Vitisë -kërkohet respektim i masave anticovid

Këshilli Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për gjendjen aktuale me Covid 19 në komunën e Vitisë, ku u vlerësua se situata është nën kontroll, ndonëse është duke u rrit numri i të infektuarve. Në bazë të të dhënave të fundit, u bë e ditur se raste aktive në komunën e Vitisë janë 73, ndërkohë që të hospitalizuar janë 5. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, theksoi se mësimi sot ka filluar në shkollat e kësaj komune dhe njëherit ka kërkuar që të respektohen masat anticovid nga personeli dhe nxënësit. Në këtë takim, u diskutua edhe për rastin e zhdukjes së qytetarit Heset Rrahmani, për të cilin komandanti i policisë kapiten Afrim Halili, njoftoi se policia është në kërkim, ndërkohë që sot do të intensifikohen kërkimet edhe nga njësitë tjera policore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka mirëpritur në takim drejtuesit dhe basketbollistët e KB GRAPELAND

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Drejtori …