Ka rënë në 80 numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK. Këtë e ka thënë infektologu Murat Mehmeti, i cili ka theksuar se gjysma prej tyre janë me oksigjenoterapi. “Për fat të mirë nuk kemi ndonjë pacient të intibuar. Tre pacientë janë në mjekim intensiv, ata qëndrojnë mirë me oksigjen me maskë të zakonshme”, është shprehur Mehmeti. “Kemi një rënie të vogël të fluksit të pacientëve dhe kjo sigurisht, kemi pacientë në gjendje më të lehtë. Fakti që ka rënë paska numri i të sëmurëve nënkupton se edhe dinamika është më e vogël. Numri 80 i pacientëve nënkupton se duhet punë dhe përkushtim i madh sepse gati të gjithë këta pacientë janë në oksigjenoterapi”, ka saktësuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …