Tashmë dihet mirëfilli, se, gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë dhe 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar mijëra femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës afër 1000 mijë prej tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi (Peruqac, Petrovo Sello dhe Batajnica 1, 2 dhe 3), ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 1.800 shqiptarëve të tjerë që konsiderohen si të zhdukur (të pagjetur). Sipas një përllogaritjeje të publikuar në raportin e KMDLNJ’së (1999), numri i objekteve të shkatërruara, të djegura ose të dëmtuara – i shtëpive dhe i banesave, i lokaleve afariste dhe i fabrikave, i shkollave dhe i objekteve të tjera arsimore, kulturore e shkencore, i objekteve fetare, i monumenteve kulturore e historike që nga lashtësia e deri në ditët e sotme është tejet i madh. Pas përfundimit të luftës, kur popullata e shpërngulur kthehet në Kosovë, ka gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë militarët e paramilitarët serbë në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri. Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen mijëra masakra, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia apo prokuroria e EULEX’it, as policia e Kosovës apo prokuroria vendore, por as institucionet tjera ndërkombëtares dhe as ato vendore (Qeveria, presidenca, Kuvendi apo shoqëria civile), nuk kanë treguar as më të voglin interesim, për t´i ndjekur e arrestuar këtë mori kriminelësh. Ndërkohë EULEX’i po i ndjek e arreston luftëtarët e lirisë, të cilët me armë në dorë e mbrojtën popullatën nga gjenocidi dhe etnocidi serbë! Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhen përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës nga Hashim Thaçi… deri te Presidentja Atifete Jahjaga, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një Padie penale, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë. Turp, Turp, Turpi i mbuloftë përjetësisht!!!
Pesë ditë e dhunuar nga ushtarët “I pari më dhunoi gjeneral Vujiçi në sy të milicëve, pastaj thirri ushtarët që mu sulën me tërbim. Vajzat e tjera i dhunuan oficerët e tjerë, të cilët pasi mbaronin punë me to, ua jepnin ushtarëve”. Kështu e nisi rrëfimin e saj për mjeken në Tiranë vajza nga Dukagjini, e cila ishte dhunuar dhjetë ditë me radhë nga ushtarët në një kazermë ushtarake. Më në fund arriti të bindej dhe filloi të rrëfejë me lot në sy tërë atë skenë makabre. “E çfarë duhet t’u tregoj? Çka do të mund të rregulloni në plagën e madhe që shkaktuan serbët? Pse po më mundoni? A nuk ju mjafton ajo që në të njëjtën tavolinë ku u dhunova unë, vdiqën edhe tri vajza të tjera që u dhunuan si unë? ”. Unë e kam humbur shpresën se ndoshta ka diku shkëndija jete për mua! E vetmja shkëndijë është të bëj diçka për ato që vdiqën nga dora e fëlliqur e shkaut”. Kur e tha fjalën “shka”, ajo u tjetërsua në pamje dhe nofullat iu shtangën, shtrëngoi grushtet e vegjël e të dobët. Lotët që i rridhnin si shi, sikur e bënin edhe më të mjerë vogëlushen nga Dukagjini, siç e quanin të gjithë vajzën e bukur dukagjinase. “Dua të më thuash, se si ndodhi që ratë në duart e kriminelëve, kur ndodhi saktësisht dhe sa veta ishin me ty atje”, e ngacmonte mjekja, e cila më parë kishte aktivizuar aparatin për incizim. Vogëlushja prapë hodhi vështrimin mbi horizont, sikur atje të shihte atë që ndodhi, dhe shtoi ngashëryeshëm: “Shikoni, po flas, por më premtoni se do të më ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi. “Kur na e dogjën fshatin, ato ditë të ftohta janari e tërë popullata filloi të ikte. Ne femrat vendosëm të niseshim për në Shqipëri. Në afërsi të Smolicës na ndalën ushtarë e paramilitarë serbë dhe pasi na plaçkitën, ne nëntë femrave, na ndanë nga kolona. Tri ishin më të reja se unë, kurse tri ishin më të vjetra, në mesin e atyre edhe një nuse shtatzënë. Kur na morën me vete, na thanë se do të na pyesin për UÇK-në. Disa minuta më vonë, pasi na futën në bodrumin e errët, morën njërën prej nuseve dhe pas disa çasteve nga dhoma, ku e futën filluan të dëgjohen klithjet e saj. Pas disa çasteve, kur reshtën klithmat, u dëgjua një breshëri automatiku. Aty kishte përfunduar jeta e saj. Këtë do ta kuptoja vetëm pas tri ditësh, kur do të më vinte radha edhe mua për të hyrë në bodrumin ku ishin dhunuar shoqet e mija. Pasi më futën aty, m’i shqyen rrobat, më shtrinë dhe më lidhën në atë tavolinë të mallkuar dhe ashtu, me duar e këmbë të lidhura, më çnderoi njëfarë gjeneral Vujiç, sa munda të lexoj në uniformën e tij.
Ditën e pestë arrita t’i zgjidh duart dhe u përpoqa të hakmerresha, duke e goditur me çfarë mu gjend atë farë “gjenerali” të fëlliqur, që luftonte me gra. Si dënim, më dërguan të lidhur jashtë dhe më lanë në shi, derisa erdhën një dyzinë ushtarësh, të cilët më dhunuan barbarisht dhe pa mëshirë. Ditën e parë më dhunuan mbi tavolinën e bukës, ndërkohë që përballë meje çnderonin edhe tri vajza të tjera. Madje, atyre ua prenë edhe organet gjenitale, duke i lënë të vdekura në vend. Assesi nuk më kujtohet kur më lanë, por e di se e kam shumë të vështirë të jetoj. Ndoshta, më lehtë e kam të vdes dhe të zhdukem nga faqja e dheut. Më thuaj, si ta ngushëlloj veten, si t’i dal përpara familjes, miqve. Ata e dinë çka ka ndodhur me mua. Unë e di se do ta kem përkrahjen e tyre, por tani trupi im është i ndotur, i fëlliqur. Dhe jeta ime në këtë mënyrë më duket më e vështirë se çdo vdekje”, përmbylli vajza nga Dukagjinit me lot në sy. (Shkëputur nga Dosja e dhunimit” të përgatitur nga Luljeta Selimi)
Besa: “Tentonin të na dhunonin edhe para fëmijëve!”
Për herë të parë në Kosovë një grua e përdhunuar nga paramilitarët serbë në vitin 1999, flet publikisht për tmerret që ka përjetuar ditëve kur është zënë rob me fëmijët e saj, dhe për tre ditë e tre netë është përdhunuar dhjetëra herë. Gruaja që foli publikisht për RTK, me emër të sajuar Besa, dhe fytyrë të mjegulluar tregon traumat e asaj periudhe, se si ka ngel shtatzënë, dhe se si ka abortuar fëmijën nga paramilitarët serbë. “Për tre ditë e tre netë kemi qenë të ngujuara. Kemi qenë gra prej shumë fshatrave, na kanë mbledhur dhe na kanë dërguar me një fshat tjetër. Aty kanë qenë gjithë mjetet luftarake, polici, paramilitarë, militarë por edhe policia e rregullt, të gjithë flisnin shqip, vetëm se ishin të maskuar sepse nuk donin tu a shihnim fytyrat. Aty kemi qenë 3 ditë e 3 netë, gjithë burrat 70 burra i kanë vrarë, sot e atë ditë nuk dihet fati i tyre’, – nis rrëfimin tronditës Besa. Burrin e kam pasur ushtarë të UÇK-së, shtatë muaj unë nuk jam parë me të, kunati në Gjermani komunikonte me të, ne me kunatin, na tregonte se është mirë, kaq.
“Ishim në shtëpitë e atij fshatit ku qëndronim, fshat në fushën e Dukagjinit, aty ishim nëpër shtëpi të fshatit, ishte një fshat i boshatisur, na ndanë në grupe të ndryshme në shtëpi të ndryshme. Vini nga dy nga tre, nga katër burra, i ngujonin burrat me një dhomë, fëmijët me një dhomë, edhe fëmijët i kisha me vete, i kisha nga mosha 6 vjeçare deri 10 vjeçare, më thoni ‘nëse dëshiron këtu para fëmijëve e bëjmë mua nuk më vjen turp’, pra tentonin të na dhunonin edhe para fëmijëve”. Në vijim Besa thotë: “Më kapën për flokë, unë i kisha flokët e gjata, mi kapi flokët dhe më tha ec para, ngjitu shkallëve dhe mos e kthe kokën mbrapa, na ngujonin me një dhomë, edhe të rrihnin edhe të përdhunonin, sa shkonte njëri vinte tjetri, nja në nga dy, shanin gjithçka, nënën shqiptare, do të dërgojmë në Serbi kurrë nuk do ti shohësh fëmijët, fjalët më të pista që vetëm ata i dinin … Tre ditë e tre netër resht, burrat i morën, neve na liruan, na thanë shkoni kah të doni, i morëm fëmijët, të rrahur, të frikësuar, nga rrahja se dinim cili fëmijë është i yni, i njoha prej rrobave, unë për vete veç e shihja murrin si bëhej kuq prej gjakut, edhe tash më dhemb koka nga goditjet për muri.
Besa thotë se edhe pse burri i saj dhe fëmijët i dinë gjithë përjetimet e saj, asnjëherë nuk kanë hapur temën e përdhunimeve. Dy herë ka tentuar të bëj vetëvrasje, duke pirë mjetin e lëngshëm pastrues Domestos, ndërsa për atë se sot është gjallë falënderon Zotin që e ka shpëtuar dhe burrin që e ka përkrahur, në momentet kur rrethi e kishte përqeshur atë sikur ajo të kishte qenë fajtore për atë që i ka ndodhur.
(Pashtriku.org, 20. 01. 2013)