Njoftohen qytetarët e Junikut se tashmë shërbimin e tërheqjes së mjeteve nga bankomati i NLB Bank mund ta kryejnë në Junik. Pas ndryshimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe makinave me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ju njoftojmë se nga data 30 Mars (e hënë), degët e Bankës në gjithë Kosovën do të punojnë sipas orarit te ri të punës:
E hënë – E premte 9:00 deri në 14:00
Andaj Banka ju rekomandon që degët e Bankës t’i vizitoni vetëm në rast se nuk keni zgjidhje tjetër. Reduktoni përdorimin e parave të gatshme, paguani me kartela të NLB Bankës ose me NLB Pay dhe tërhiqni mjetet nga bankomatët e shpërndarë në të gjithë Kosovën. Përdorni shërbimet elektronike, e-banking dhe m-banking për kryerjen e transaksioneve bankare. Lokacionet e bankomatëve: https://nlb-kos.com/announcement/bankomatet/. Për më shumë informata telefononi në Qendrën Kontaktuese në 038 240 230 100 ose na shkruani në [email protected]