Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk është përfshirë në Programin Kombëtar të mbrojtjes, sikur qe premtuar në fushatën parazgjedhore

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk është përfshirë në Programin Kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse, pavarësisht se  ishte premtim i fushatës parazgjedhore në vitin 2021. Qeveria e ka arsyetuar mos përfshirjen e shërbimit të detyrueshëm me arsyetimin e analizës më të thellë dhe marrë parasysh nevojat e vendit. Sipas saj mbrojtja gjithëpërfshirëse mund të arrijë synimin që ka pasur shërbimi i detyrueshëm ushtarak, meqë kjo do të kishte edhe implikime ligjore dhe vështirësitë e tjera. Ideja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të shumta për luftë, është njëra nga temat që ka qenë në qendër të diskutimeve në vitet e fundit. Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, thotë se premtimi i qeverisë se do ta bëjë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ishte vetëm një gënjeshtër dhe premtim elektoral, pasi që siç thotë plani 10 vjeçar për transformimin e FSK-së, nuk e lejon një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …