Bazuar në vendimet e fundit që janë marrë nga institucionet përgjegjëse të Mbretërisë së Belgjikës, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, do të pezullojë ofrimin e të gjitha shërbimeve konsullore për një kohë. Ky vendim do të jetë kësisoj deri në njoftimin tjetër, me përjashtim të rasteve emergjente, të cilat duhet të dëshmohen. Ata kanë bërë të ditur se do të merren vetëm me rastet emergjente të cilat konsiderohen: Fletëudhëtime Emergjente dhe lejekalime për riatdhesim në rastet e vdekjes.
