Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna Burim Buleshkajn dhe Destan Zogajn dy zyrtarë të lartë të këtij shërbimi

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna Burim Buleshkajn dhe Destan Zogajn dy zyrtarë të lartë të këtij shërbimi

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna Burim Buleshkajn, ish-ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në Shërbimin Korrektues  dhe Destan Zogajn, Zyrtar Korrektues, në Qendrën e Paraburgimit Prizren. Në njoftim thuhet se ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për “shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në nëntor të  vitit 2016 me rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  duke u bazuar në këto shkelje ka vendosur  largimin e të dy nëpunësve civil nga puna, të cilët ishin pezulluar  ara pesë muajsh.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …