Shërbimi Korrektues të Kosovës, njoftoi se as në këtë vit, kryetarja, Vjosa Osmani, nuk ka falur asnjë nga të burgosurit. Sipas këtij Shërbimi, gjatë vitit 2024 janë dorëzuar gjithsej 94 kërkesa për falje, ndërsa nga Presidenca raportojnë se vetëm një rast është ende duke u shqyrtuar. Ish-drejtues të burgjeve e konsiderojnë këtë vendim të presidentes si zhgënjyes, duke theksuar se falja është një e drejtë që nuk duhet mohuar. Në krahasim me presidentët e mëparshëm, të cilët falnin disa të burgosur gjatë mandatit të tyre, Osmani ka zgjedhur një qasje më rigoroze ndaj këtij procesi. Prej vitit 2009, mbi 300 persona janë falur nga presidenca e Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.