Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke raportuar sot në Komisonionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai para deputetëve ka thënë se shërbimi ushtarak i detyrueshëm nuk pritet të ndodhë së shpejti, pasi që sipas tij ka probleme me buxhetin dhe se për këtë çështje duhet një plan afatgjatë. Këtë deklaratë ai e dha pasi u pyet nga deputeti i PDK-së, Elmi Reçica. Ai ka thënë gjithashtu se kjo çështje është në planin qeverisës të qeverisë Kurti. Diskutimet kanë vazhduar sa i përket ndihmës që është duke i dhënë FSK shtetit për procesin e vaksinimit, ndërsa Mehaj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke ndihmuar në procesin e vaksinimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …