Nesër pritet që Kosova të votohet për anëtarësim në organizatën më të madhe të sigurisë Interpol. Sheremet Ahmeti, ish-drejtor përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka thënë se shtetet anëtare do të kenë mirëkuptim dhe do ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Interpol. “Anëtarësimi në Interpol do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme globale e nacionale. Futja në agjendën për votim në Interpol, na jep shpresë së do të votohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol”, ka thënë Ahmeti. Sipas tij Policia e Kosovës ka të gjitha përgatitjet për të qenë në këtë organizatë. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (ICPO-INTERPO), është organizata ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin ndërkombëtar të policisë. Është themeluar si Komisioni Ndërkombëtar i Policisë Kriminale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …