Sherif Sefë Sherifi ka lindur në fshatin Verbicë e Zhegocit më 7 maj të vitit 1943. Mësimet fillore dhe të mesmen i ka kryer në shkollën, “ Zenel Hajdini” në Viti, kualifikim i lartë për xehetari
Sherifi rrjedh nga një familje e cila për breza të tërë ishte sakrifikuar për liri dhe çështje kombëtare. Ishte ishte djali i Sefë Sherifit i cili po ashtu kishte rëndë në Luftën e Dytë Botërore, dhe nënës Shahë e cila kishte pësuar rëndë gjatë Aksionit të Armeve, ajo pësoi keqtrajtime nga serbet dhe bashkëpunëtorët të tyre, gjatë dimrit të acartë të viteve 1955-1956. Ajo, armët e burrit i kishte futur nën akull, në fshatin Parallove për të mos treguar armët e fshehura të burrit të saj. Shaha nëna e Sherifit pas këtyre torturave, nuk u ngrit nga shtrati dhe kishte vdekur pas një viti Maltretimet e pushtetit titist-komunist nuk kishin të ndalur kurrë për familjen e Sherifit.
Shahen, nënën e Sherifit u munduan ta ndajnë nga fëmijët bonjanë pasi që ajo po rriste ata me shumë sakrifice e mundim, por nuk arritën. Provuan ta largojnë nga familja duke ja djegur shtëpinë por prapë nuk arritën. Fëmija më i madh ishte bija e saj Zymria vetëm 9 vjeçe dhe të tjerat: Vahidja 7 vjeçare, Ismajli 3, Sherifi 2 vjeç kurse Nevrija u lind pas rënies së babait në luftë si ushtar i Brigadave shqiptare të mobilizuara me dhunë në frontin e Dalmacisë.
Sefa gjatë luftës së dytë botërore 1940-1945 kishte marrë pjesë në luftën për çlirimin e Bujanocit dhe Preshevës dhe mbrojtjen e kufirit për hekurudhën Kumanove-Bujanoc si ushtar të fontit kombëtar që i printe, Mulla Idriz Gjilani.
Oda e Sefë Sherifit ishte strehë për shumë personalitete të kohës si Adem Gllavica ,Hasan Remniku, Hysen Terpeza Rifat Hasanit etj. Këtij të fundit Sefa i kishte ndërtuar një bunker në male për ta strehuar . As tani familja Sherifi nuk di asgjë për varrin e gjyshit Sefë.
Sherifi pos babit që kishte humbur në Luftën e Dytë Botërore, në luftën për mbrojtjen e tokave shqiptare kishte humbur edhe gjyshin, Sherifin në Luftën e Kumanovës të vitit 1913 ku atje ishte bërë një masakër e pa parë ndaj shqiptareve të Kumanovës dhe fshatrave shqiptare në rrethinë.
Vargu i të rënëve të familjes Sherifi vazhdon me stërgjyshin e dëshmorit Sherifi i cili po ashtu bie në luftën e Bujanocit dhe Presheves dhe Medvegjes gjatë kohës së pastrimit etnik nga Serbia të trojeve shqiptare të rajonit të Vranjes dhe Nishit. I pari i familjes Sherifi ishte Aliu. Ai kishte qenë nizam i mbretit (ushtar i perandorisë Osmane) i cili kishte rënë në Plevne të Bullgarisë me 1877 në luftë kundër Rusisë Cariste, e cila nxiti sllavët e Ballkanit për ta shtrirë sundimin e hegjemoninë në këto anë.
Duke qenë pjesëtar i një familjeje që konsiderohej armike e Jugosllavisë, Sherif Sherifi, u rrit me shumë mundime dhe mbijetuan falë familjes së dajave të tij, familja Shala nga Poneshi, e cila u kujdes për gjithçka që ata të mbijetojnë.
Pasi që mundësia për të gjetur një punë ishte e pa mundur pasi që ishte kohë kur për një gjë të tillë është dashur të kalosh nëpër filtra të gjata, Sherifi mori rrugën e kurbetit dhe u vendos, në Francë ku punoi prej vitit 1968 e deri në vitin 1970.
Nga Franca u kthye në Kosovë duke shpresuar se do gjente ndonjë punë, por ishte e kotë. Prapë detyrohet të marrë rrugën e kurbetit dhe vendoset në Gjermani dhe atje punoi për katër vite. Në vitin 1974 Sherifi u kthye në vendlindje dhe filloi të punojë si minator në Kombinatin, Trepça. Aty Sherifi punoi deri me vitin 1989. Ishte kjo kohë kur vlonin demonstratat dhe protesta gjithë popullore në gjithë Kosovën. Minatorët duke parë që marrja e kushtetutës së Kosovës apo suprimimi i saj nga Serbia, u futen në grevën e njohur nëntë ditore për të kundërshtuar qeverinë e Beogradit dhe kuislingët e saj që vepronin kundër interesit të popullit të saj në Prishtinë. Fundi i grevës dhe tradhtia që ju bë atyre kinse plotësimin e kërkesave të tyre e demoralizoi shumë shqiptaret të cilët ju përgjigjen me protesta të përditshme anembanë Kosovës. Ky fakt e tmerroi pushtuesin serb ku ai mori masa ndëshkuese kundër popullatës shqiptare duke larguar nga puna shumicën e tyre pothuaj se në çdo segment të jetës. Minatorët ishin në rend të parë për tu larguar sepse ata ishin më të vendosurit kundër pushtuesit serb.
Gjyqi serb në Vladiqin-han në Serbi ngriti një gjykatë për të shfajësuar veten për largimin e minatorëve nga puna, gjyq të cilit as Sherifi nuk ju përgjigj pasi që edhe po të fitonte ai nuk do të kthehej në punë pasi që shpesh me thoshte nuk do qojmë asnjë gram ari më për Beograd.
Ai mbeti i pa punë, ai u përball me shumë vështirësi pasi që fëmijët i kishte në shkollë dhe vështirë ia dilte. Ai kishte shume oferta për tu larguar nga Kosova drejt Gjermanisë por asnjëherë nuk pranoi të largohet. Me punë të pandërprerë dhe mund të madh krijoi të mira materiale nga puna që bënte me bujqësi dhe blegtori.
Sherifi, ishte pjesëmarrës i rregullt i protestave dhe demonstratave që zhvilloheshin në Kosove. Fillimi i luftës në Kosovë nuk ishte befasi për Sherifin pasi që ai veç ishte përgatitur herët për një gjë të tillë.
Gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëps, Sherifi së bashku me shumë bashkëvendës mblodhën ndihma ushqimore dhe materiale për të dërguar në frontin e luftës në Llap, Drenicë dhe Dukagjin. Malet e Zhegocit ishin strehë për shumë luftëtar që kalonin bjeshkët drejt zonave të luftës në Kosovë.
Kontaktet e para me UÇK-në, Sherifi i kishte nëpërmjet djalit të tij, Sabedinit i cili në atë kohë shërbente në komandën e Zonës së UCK-së, në Karadak ku ajo ishte e vendosur në Zhegoc.
Fshatrat Zhegoc, Verbica e Zhegocit dhe gjithë malësia e Zhegocit ishte një zonë e kontrolluar nga UCK-ja. Sherifi filloi shërbimin në Verbicë të Zhegocit, në “Pikën 1”, të cilën e komandonte Shaban Beqiri. Kjo ishte një pikë shumë me rëndësi pasi që me forcat serbe e ndanin vetëm qindra metra sepse ana armike ishte shume afër me pozicionet tona. Forcat serbe si policia, ushtaret dhe fshataret serbe bashkë me paramilitaret e tyre ishin pozicionuar në fshatin, Parallovë, ku nga aty organizoheshin aksionet kundër UCK-së, dhe popullatës shqiptare.
Me 15 Prill 1999 Sherifin dhe bashkëluftëtaret e tij si Shaban Beqiri, Skënder Beqiri, Enver Pacolli, Ibrahim Beqiri, Rexhep Sejdiu, Salih Beqiri e shumë ushtar të tjerë e gjejnë në pozicionet e përballë forcave serbe. Forcat serbe kishin një vijë të gjatë frontale duke filluar nga Cernica afër Gjilanit e deri tek liqeni i Badocit, afër Graçanices. Mijëra forca serbe me teknikë më moderne ia mësyn malësisë së Zhegocit. Luftimet filluan në mëngjesin hershem, forcat serbe përdoren armët nga llojet më të ndryshme. Gjithë bjeshka ishte mbuluar me tym e flake.
Lagjja e Alibabeve ku shërbente Sherifi me shokë u rrafshua me tokë nga predhat dhe artileria serbe. Mbrapa fshatit në zonën perëndimore ishte strehuar popullata civile, Duke parë rrezikun se popullata mund të bie në duar të forcave armike, komandanti Shaban Beqiri kërkon që ushtaret të tërhiqen dhe të bëhen mburojë për popullatën e strehuar në male.
Sherifi bashkë me shokët zënë pozicionet në malin e Bisagut, te vendi i quajtur “Lugu i Mrizit”. Luftimet ishin ndër më të ashpra. Sherifi plagoset dhe në pamundësi për tu tërhequr atë e zënë serbet të cilët pas një torture e ekzekutojnë. Në po të njëjtën kohë bie dëshmor edhe Enver Pacolli nga Hajvalia e Prishtines. Falë rezistencës së Sherifit, Enverit dhe shumë ushtareve tjerë popullata arrin ta shpërthejë rrethimin dhe të shpëtojnë të gjithë.
Nga familja Sherifi, në luftë ka rënë edhe nipi Enver Pacolli dhe kushëriri i afërt, Ibrahim Beqiri, Nga familja e gjerë kanë rënë 16 dëshmorë në Kosovë, ndërsa në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë dy dëshmorë.
Dëshmori Sherif Sherifi ka qenë i martuar me Fikrijen me të cilën lindën dhe u rritën: Nexharja, Sabedini, Fikretja, Sefedini dhe Nexhmedini. Djali Sabedini ish ushtar i UÇK-së, shërben me nderë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sherifi ishte një njeri shumë i dashur dhe shumë i drejtë, popullata e thërrisnin “Plak” sepse ai i ndante shpesh ngatërresat apo problemet e banoreve . Ai ishte besnik dhe i sinqertë, shpesh gjatë aksionit të pajtimit të gjaqeve kishte arritur që gjaqet më të rënda të ndikoj që ato të falen. Në odat e burrave fliste për luftërat dhe çlirimin kombëtar dhe kishte ndikuar tek të rinjtë që ata të rrokin armët për çlirim. Nga lagjja e tij prej 26 shtëpive armët i rrokin 23 ushtar ku tre nga ta janë dëshmorë. Dëshmori Sherifi S. Sherifi ka një përmendore të përbashkët me dëshmorët Ibrahim Beqiri dhe Enver Pacolli në fshatin e tije në Verbice të Zhegocit . Për dëshmorin është shkruar edhe në librin për të rënët në rajonin e Gjilanit.
Kishte pasion artin e gdhendjes së drurit duke punuar punime të shumta nga druri si skulptura, por fatkeqësisht flakët luftës dogjën gjithçka. Ai kishte pasur shumë punime të punuara me kristale me vlera shumë të larta. (S. Sh.)
Kontrolloni gjithashtu
Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)
Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …