SOT ME DATEN 09.02.2024 – NË SUHAREKË – PËR HERË TË PARË – U HAP PANAIRI I LIBRIT. Në lokalet e Shtëpisë së Fellbahut në Suharekë, sot në Suharekë, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarsisë, për herë të parë u hap Panairi i Librit, ku morën pjesë shumë qytetarë, poet, të rinjë e të reja, që ishte një ndjenjë e veqantë , që në qytetin e Suharekës, për herë të parë, të bëhet hapja e Panairit të librit. Takimin e bëri të hapur organizatorja – Drenueta M.Berisha, e cila përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit, si dhe njohtoi të pranishmit me rrjedhën e programit, i cili do të zgjas tri ditë rresht. Ky Panair u organizua nga Organizata joformale The-Art. Në kuadër të këtij panairi, do të ketë edhe disa aktivitete si : 1. Ndarja e tri çertifikatave dhe nga një libër për tre lexuesit më aktiv të bibliotekës sonë. 2. Panel diskutimi, tema – Rëndësia e leximit dhe nxitja e të rinjëve për lexim – . 3. Këndi për fëijë, ku do të lexohet për Ta dhe të bashkëbisedohet. 4. Ora letrare. Tre lexuesit më të dalluar të Bibliotekës, u nderuan me Çertifikata dhe me nga një libër janë : 1. Labinot Demiraj, 2. Valeri Qatani, dhe 3. Diorit Shala. Në këtë panair, patën rastin të njihen shumë miq të penës dhe jo vetëm, ku u shkëmbyen edhe libra e fotografi
Kontrolloni gjithashtu
Igor Filkov: Fletë-arrestet e INTERPOL-it, për ish-pjesëtarët e UÇK-së do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, deklaroi të se fletë-arrestet e INTERPOL-it, …