Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që votuan për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Ai ka përkujtuar fjalimet e deputetëve, shumë prej të cilëve thanë se ky mision është marrë vetëm me UÇK-në dhe nuk i ka hetuar dhe as gjykuar krimet serbe në Kosovë. “Të thuash se ky mision nuk ka bërë asgjë për sundimin e ligjit, të thuash se ky mision ka vepruar me instruksione politike, të thuash se ky mision është marrë vetëm me UÇK-në dhe nuk i ka hetuar dhe gjykuar krimet serbe në Kosovë, se nuk i ka hetuar dhe gjykuar kriminelët që kanë kryer gjenocid mbi njerëz të pafajshëm, gra burra dhe fëmijë në Kosovë dhe në fund të votosh për vazhdimin e mandatit të tij është më shumë se hipokrizi. Në çdo vend demokratik në botë, përfaqësuesit e popullit, të cilët mendojnë diçka, flasin diçka tjetër dhe në fund votojnë krejt diçka tjetër, në zgjedhjet e radhës padyshim që do të ndëshkoheshin nga zgjedhësit e tyre”, përfundon shkrimi i Bilall Sherifit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …