Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherif,i ka cituar deklaratat e Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, të bëra gjatë ditës së djeshme. Ai ka thënë se fajtor për vonesat e liberalizimit të vizave janë procedurat e BE-së. Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim dhe vonesa të tilla po bëhen për shkak të procedurave të vet BE-së. “Të gjithë që kemi pasur takime me të huaj, na është thënë se ju e meritoni liberalizimin e vizave, i keni plotësuar të gjitha kushtet, mirëpo na kuptoni që jeni vonuar me çështjen e demarkacionit dhe tash i kemi zgjedhjet e brendshme. Sikur ta kishit përfunduar më herët, vizat do të ishin liberalizuar në vitin 2018 dhe ne nuk do ta kishim pasur shqetësim çështjen e zgjedhjeve. Pra, kush ju ka ndalur juve, 88 vota i keni pasur, për juve më me rëndësi ka qenë me mbajt pushtetin me PDK-në se sa liberalizimi i vizave”, ka thënë ai. Sherifi ka shtuar se vonesat e liberalizimit të vizave po i pohojnë edhe vet zyrtarët e kësaj të fundit. Kurse në lidhje me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve, Sherifi ka thënë se këtë e përcakton Kushtetuta, e jo të shkohet në zgjedhjeje sa herë që partitë humbin në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …