leoni

Bilall Sherifi

Sherifi: Largimet nuk e dëmtojnë Nismën

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i ka quajtur normale largimet e disa anëtarëve nga ky subjekt. Duke shprehur bindjen se ato nuk e kanë dëmtuar Nismën, ai ka vlerësuar se përmes tyre po bëhen pazare personale dhe grupore. Sherifi ka shtuar se arsyetimi dhe mënyra sesi ata po largohen janë të pandershme, meqë sipas tij, ata nuk po e thonë të vërtetën. Përndryshe, Nisma për Kosovën gjatë ditëve të fundit është përballur me largime të shumta, sidomos nga degët në Drenas, Viti dhe Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …